• |
ide | kryesore

Kënga e Taylor Swift, dedikim për Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Taylor Swift  ka zbuluar së fundmi titujt e këngëve të albumit të saj të ri, Midnight. Ajo tregoi se titulli i këngës për Track 11 do të quhet “Karma” duke nxitur reagime tek fansat.

Sipas tyre, kënga është një dedikim për Kanye West i cili po përballet së fundmi me kritika për komentet e tij në media. “Më 6 tetor 2016, demo origjinale e këngës Famous të Kanye u zbulua me tekstin e plotë rreth Taylor,” shkroi një përdorues në Twitter. “6 tetor 2022, Taylor shpall Karma. Rastësi? Mendoj se jo.”
“Karma është padyshim për Kanye, sepse nuk është padyshim rastësi që është Track 11,” vuri në dukje një tjetër. “When Innocent (kënga e saj që fal Kanye për incidentin e vitit 2009 , është Track 11.”  “Definitivisht nuk janë rastësi.

Grindja e tyre nisi në VMA pasi Taylor fitoi cmimin per videon më të mirë. “Taylor Swift jam shumë i lumtur për ty. Do të të lë të mbarosh”, tha ai pasi e ndërpreu në skenë. “Por Beyonce kishte një nga videot më të mira të të gjitha kohërave”. Dyshja u grindën sërish në vitin 2016 pasi ai vendosi emrin e artistes në këngën  “Famous”. Në refren, i referohet Taylor dhe thotë: “Mendoj se unë dhe Taylor mund të bëjmë seks / Pse? E bëra të famshme atë b*shtër.”

Kanye tha se teksti u aprovua nga Taylor, se folën për një orë në telefon dhe se asaj iu duk për të qeshur. Përfaqësuesi i saj iu përgjigj dhe tha se West s’e paralajmëroi në asnjë moment se do ta quante ofendonte” në këngë./Lapsi.al

 

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/06/khloe-kardashian-sulmon-kanye-west-mos-e-permend-me-familjen-time/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *