• |
ide | kryesore

Nobeli për paqe u jepet aktivistëve të të drejtave të njeriut në Rusi, Bjellorusi e Ukrainë

-Instant, Arkiva, F1, Planet
nobelin



Nobeli për paqe “ndahet” në tre pjesë. Aktivisti i burgosur Ales Bialiatski, Memorial dhe Qendra për Liritë Civile fitojnë Nobelin që do të shihet si dënim ndaj Putinit.

Aktivisti bjellorus i burgosur për të drejtat e njeriut Ales Bialiatski, organizata ruse e të drejtave të njeriut Memorial, dhe organizata ukrainase për të drejtat e njeriut Qendra për Liritë Civile kanë fituar çmimin Nobel për paqen për vitin 2022.

“Komiteti Norvegjez i Nobelit dëshiron të nderojë tre kampionë të shquar të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe bashkëjetesës paqësore në vendet fqinje Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë”. Kështu u shpreh kryetarja e komitetit, Berit Reiss-Andersen.

Ajo i bëri thirrje Bjellorusisë që të lirojë Bialiatski nga burgu.

Çmimi do të shihet nga shumë njerëz si një dënim i presidentit rus, Vladimir Putin. Ky i fundit feston ditëlindjen e tij të 70-të të premte. Çmimi shihet edhe si dënim ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Ky çmim e bën atë një nga më të diskutueshmit politikisht në dekada.

Lexo më tej: Kush është shkrimtarja franceze, Annie Ernaux, që fitoi Nobelin 

Megjithatë, nobeli i sivjetshëm nuk ishte një çmim anti-Putin, tha Reiss-Andersen. “Ne gjithmonë ia japim çmimin për diçka dhe diçka dhe jo kundër dikujt,”. Kështu u shpreh kryetarja e komitetit të Nobelit gazetarëve.

Në korrik të vitit të kaluar, policia bjelloruse e sigurisë bastisi zyrat dhe shtëpitë e avokatëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut. Atëhere arrestoi Bialiatski dhe të tjerë në një goditje të re ndaj kundërshtarëve të Lukashenkos.

Autoritetet kishin lëvizur për të mbyllur mediat joshtetërore. Sikurse grupet e të drejtave të njeriut. Lëvizja e autoriteteve erdhi pas protestave masive gushtin e kaluar kundër zgjedhjeve presidenciale që opozita tha se ishin të manipuluara.

Nobeli për paqen, me vlerë 10 milionë korona suedeze (800,000 £), do të jepet në Oslo më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez Alfred Nobel. Ky i fundit themeloi çmimet në testamentin e tij të vitit 1895.

Lexo më tej: Çmimi Nobel në Fizikë shpërblen kërkimin në mekanikën kuantike, shpallen 3 fitues 

“Laureatët e çmimit për paqe përfaqësojnë shoqërinë civile në vendet e tyre. Ata kanë promovuar për shumë vite të drejtën për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve”. Kështu tha komiteti norvegjez i Nobelit në citimin e tij.

“Ata kanë bërë një përpjekje të jashtëzakonshme për të dokumentuar krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin. Së bashku ata demonstrojnë rëndësinë e shoqërisë civile për paqen dhe demokracinë.”

Bialiatski u përshëndet nga komiteti si një nga nismëtarët e lëvizjes demokratike që u shfaq në Bjellorusi në mesin e viteve 1980. “Ai i ka kushtuar jetën e tij promovimit të demokracisë dhe zhvillimit paqësor në vendin e tij”, tha komiteti.

Nobeli i dhënë për Bialiatski ishte një mirënjohje për të gjithë popullin bjellorus në përballjen e Lukashenkos, tha Franak Viačorka, një zëdhënës i opozitës. “Ai është mbajtur në kushte çnjerëzore dhe ne shpresojmë se do të ndihmojë lirimin e tij dhe mijëra të tjerëve nga qelitë e Lukashenkos dhe KGB-së”, tha Viačorka.

Komiteti tha se Qendra për Liritë Civile kishte marrë një qëndrim për të forcuar shoqërinë civile të Ukrainës. Dhe, për t’i bërë presion autoriteteve për ta bërë Ukrainën një demokraci të plotë. “Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, qendra është angazhuar në përpjekjet për të identifikuar dhe dokumentuar krimet e luftës ruse kundër popullsisë ukrainase”, shtoi ajo. “Qendra po luan një rol pionier në dhënien e llogarisë palëve fajtore për krimet e tyre”. 

Lexo më tej: Zelensky, një ndër favoritët për Çmimin Nobel për Paqe 

Memoriali u krijua në 1987 nga aktivistë të të drejtave të njeriut në ish-Bashkimin Sovjetik. Ata donin të siguronin që viktimat e shtypjes së regjimit komunist të mos harroheshin kurrë.

Komiteti tha se grupi “bazohet në nocionin se përballja me krimet e së kaluarës është thelbësore në parandalimin e krimeve të reja. Organizata ka qenë gjithashtu në ballë të përpjekjeve për të luftuar militarizmin. Dhe, për të promovuar të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e bazuar në sundimin e ligjit.” 

©LAPSI.AL 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *