• |
ide | kryesore

Organizuan lojëra fati fshehurazi, prangosen pronari dhe administratori i lokalit në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë akuzohen se kanë përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit.

Arrestimi i tyre u bë falë operacionit policor të koduar “Tabs”.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 31 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, pronari i lokalit dhe Sh. N., 35 vjeç, banues në lagjen “Pavarsia”, administrator i lokalit. Këta shtetas dyshohen se kanë përshtatur lokalin që ndodhej në lagjen “Isa Boletini”, për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, nëpërmjet 6 kompjuterave, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës material”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *