• |
ide | kryesore

“Rama ka kapur drejtësinë”/ Meta: Lirimi i Alqi Bllakos goditje fatale

-Instant, Lajme, Të fundit
ilir meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e quan goditje fatale të sistemit të drejtësisë lirimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Meta tha se arsyetimi për lirimin e Bllakos është tërësisht absurd. Kreu i Partisë së Lirisë ka shtuar se qytetarët shqiptarë burgosen se nuk paguajnë energjinë elektrike.

“Lirimi i djeshëm i Alqi Bllako-s është goditje fatale. Është ekzekutim moral i saj i bërë me urdhër të Edi Ramës. Siç bën aminsti për oligarkët dhe fut në burg 80 vjeçarët. Koka e aferës është Edi Rama. Kjo është drejtësi me regji. Nuk veproi kurrë atëherë kur duhej të vepronte kur u denoncuan fakte flagrante. Mafia ka kapur shtetin dhe Edi Rama ka kapur drejtësinë, kjo është fatkeqësia më e madhe”

Meta tha se situata në vend është kritike dhe “përballja është e pashmangshme” prandaj duhet rritur aksioni politik.

“Opozita e ka të domosdoshme të jetë sa më e bashkuar dhe më e koordinuar, sepse investimi më i mençur më i djallëzuar, më kriminal që ka bërë Edi Rama ka qenë korruptimi dhe përçarja e opozitës. Të ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë. Duhet të shkatërrojmë këtë sekt, i cili është një sekt shkatërrimtar për vendin dhe kërkon të vrasë besimin e qytetarëve që ky është vendi i tyre dhe që ata janë zot për fatet e tyre. Duhet të kuptojmë rëndësinë e shpejtësisë dhe koordinimit në punën tonë e cila kërkon ritme me të larta se deri më tani.” tha Meta sot në mbledhjen e komitetit organizativ të Partisë së Lirisë.



14 Comments

  1. perfundimisht ti je per tu rras nburg me gjith kto qe flet. shif njeher krimet qe ben pastaj merru me te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *