• |
ide | kryesore

Twitter refuzon marrëveshjen e Elon, kërkon vazhdimin e gjyqit

-Instant, F1, Stil



Elon Musk ka pranuar të blejë Twitter për 44 miliardë dollarë. Ai ka paraqitur një mocion për të pezulluar gjyqin  duke argumentuar se plani i tij për të vazhduar me marrëveshjen tani e bën gjyqin “të diskutueshëm”, sipas dokumenteve të gjykatës.

Megjithatë, Twitter ka këmbëngulur për të vazhduar këtë proces gjyqësor duke vënë marrëveshjen në rrezik dhe duke luajtur me interesat e aksionerëve të tyre”.  Sipas tyre, Elon ka refuzuar të pranojë detyrimet në kontratë. Ai nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të mbyllur marrëveshjen dhe se kjo kërkesë është një “ftesë për keqbërje dhe vonesë të mëtejshme”.

Twitter shtoi se Musk duhet ta mbyllë këtë marrëveshje javën e ardhshme. Por  derisa ta bëjë këtë, ata kanë të drejtë të vazhdojnë gjyq. Ndërkohë, CEO i Teslas zbuloi ditën e djeshme disa ndryshime që priten pas blerjes së kompanisë. Ai tregoi se blerja e faqes ishte “një përshpejtues” për krijimin e një aplikacioni të quajtur X. Një app ku përdoruesit mund të marrin të gjitha shërbimet e tyre të preferuara online. Duke filluar nga lajmet ,pagesat dhe rezervimet në restorante. Ai gjithashtu ka sugjeruar ndryshime nga lehtësimi i kufizimeve të përmbajtjes deri tek zhdukja e llogarive false./Lapsi.al

Marrë nga: Independent



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *