• |
ide | kryesore

Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zhvillon kontrolle në Shijak

-Instant, Lajme, Të fundit
ervis martinajn



Rreth dy muaj nga zhdukja e Ervis Martinaj, RENEA ka zhvilluar kontrolle në Shijak. Mësohet se kontrollet e bëra kanë qenë pas zërave që qarkullonin se Martinaj i cili prej dy muajsh është raportuar i zhdukur, ka hyrë për herë të fundit në banesën e “Avdylajve”. Pamjet e fundit të regjistruara mbi Martinajn kanë qenë ato të daljes së tij nga hoteli në Durrës. Ai ishte i shoqëruar nga një modele dhe nga oficeri i operacionales Jeton Lami.

Mbi të shumëkërkuarin ka pasur deklarata të ndryshme por ende asnjë përgjigjie zyrtare nga policia e shtetit për fatin e tij. Vetë kryeministri Edi Rama kërkoi nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë, Muahamet Rrumbullaku që policia të dilte në përgjigjie sa më të shpejtë lidhur me fatin e Martinajt. Ndërsa ish kryeministri, Sali Berisha gjatë deklaratave të tij, shpesh është shprehur se Rama kishte informacione mbi zhdukjen e Ervis Martinajt. Ai shtoi se ky i fundit ishte parë për herë të fundit në Shijak, duke hyrë në banesën prej ku nuk doli më.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *