• |
ide | kryesore

Zjarr i madh në Nivicë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
zjarr



Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në Nivicë, Bashkia Himarë. Zjarri ka rënë tek ullinjtë në vendin ku rruga merr drejtimin për Kakome.

Nga flakët janë djegur shumë rrënjë me ullinj, të cilat ishin në prodhim. Pas thirrjes për ndihmë nga shërbimi zjarrfikës i Himarës kjo për shkak edhe të distancës së largët, përgjigja e autoriteteve erdhi në kohë dhe nisën shuarjen e tij.

Në afërsi të zjarrit ndodhej edhe një lokal i mbyllur. Por, fatmirësisht nuk është prekur nga flakët. Zjarri i fuqishëm u shua pa u përhapur më tej duke shpëtuar kështu nga djegia shumë rrënjë me ullinj.

Nuk janë bërë ende me dije arsyet e nisjes së këtyre flakëve. Detaje të tjera pritet të bëhen me dije nga autoritetet përkatëse në orët ose në ditët në vijim. Situata më zjarrt në vend është problematike kryesisht në periudhën e verës nga temperaturat e larta. Nisja e një vatre të tillë në një periudhë më të freskët si tetori nuk është e shpeshtë. Një faktor tjetër që zjarret nisin në vend është kur ato janë të qëllimshme, ose kur pronarët e tokave kërkojnë të djegin bimët e këqija.

Lexo më tej: Zjarr në Levan të Fierit, flakët djegin kodrat me ullishte 

Lexo më tej: Zjarr në një magazinë bujqësore në Pogradec, dëme të mëdha materiale 

Lexo më tej: PAMJET/ Zjarr masiv në një gradacielë në Kinë 

.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *