• |
ide | kryesore

Çmimi i naftës 245 lekë/ litër,Tabaku: Kemi dërguar në Kushtetuese bordin e oligarkëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku bëri të ditur se grupi parlamentar i kësaj force politike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Transparencës. Ky bord është krijuar për të përcaktuar çmimet e karburanteve. Duke e cilësuar bordin i oligarkëve, Tabaku tha se ai cakton cmimet më të larta të karburanteve në gjithë rajonin. Sipas saj kjo duhet të jetë çështja e parë që Gjykata duhet të trajtojë.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Bordin e Oligarkëve. Ai po cakton cmimet më të larta të karburanteve në të gjithë rajonin!  Kjo duhet të jetë cështja e parë prioritare që duhet të trajtojë kjo Gjykatë. Është çështje e interesit publik, si barrë për ekonominë e për familjet shqiptare”, shkruan Tabaku.

Ky reagim i Partisë Demokratike vjen pas vendimit të djeshëm të Bordit për ta rritur naftën me 22 lek, duke shkuar në 245 lekë/litër.



3 Comments

  1. Dy jane gjerat ketu. Ose kane dashur thjesht qe ta shkrijne kete bord ose kane dashur ti shpetojne nga burgu.
    Me te paren nuk arrijne ndonje gje te madhe, pasi ky qelbesire do sajoje ndonje kleçke tjeter tip bord-ello.
    Me te dyten kap kap ndonje kocke edhe keta …..
    Vepra penale e bordit eshte e paster ashqiare. “Mainpulimi i çmimit te karburanteve” nga zyrtaret shteterore. Te tjerat viene vete…..
    Kjo ndodh ngaqe kane “zhuristet” me te mire ose jane vete ne tave

    1. Çmimi i karburanteve buk duhet kerkuar te bordi famkeq qe del e lexon çfare u kane shkruar te tjeret çmimi duhet kerkuar tek taksat e renda qe kane karburantet 135 leke per liter disa orej tyre jane PPP te trasheguara dhe nje PPP e pompave qe ka filluar efektin e vjedhjes keta harrojne ate shprehjen e dukur e ben ne det po e gjen ne kripa harrojne qe karburantet dhe energjia ndikojne kudo nga buqesia ,trasporti me pak fjale direkt ne jetesen e gjithe secilit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *