• |
ide | kryesore

Video/ Tomori e Diaz fundosin Juventus: Milan arrin kreun, për Allegrin situata nuk është e mirë

-Instant, F1, Sport, Video
Diaz



Milan mposht Juventus 2-0 në javën e 9 të Serie A. Në një Meazza të tejmbushur, kuqezinjtë e Pioli reaguan ndaj humbjes në Champions League, duke fituar një përplasje të rëndësishme për zonat më të larta të renditjes. Pas një çerek ore nën ritmin e Juventusit me dy raste për Cuadrado dhe Milik, kuqezinjtë morën në zotërim lojën, duke goditur dy shtylla me Leaon dhe duke e zhbllokuar në shtesën e pjesës së pare. Golin e shënoi Tomori në zhvillimet e një goditje nga këndi. Në pjesën e dytë, një gabim në qarkullim nga Vlahovic i hapi rrugën kundërsulmit të Diaz. Sulmuesi i nisur nga gjysëmfusha e tij shënoi 2-0 përfundimtare.

Lexo më tej: Video/ Chelsea shkund Milan, 3-0 në fushë edhe Broja: Haaland, i tmerrshëm për City, Juventus merr fitoren e parë

Milani fitoi ndeshjen e madhe në San Siro, duke mposhtur Juven 2-0 me dy gola në 12 minuta. Tomori firmosi avantazhin në minutën e 46-të të pjesës së parë, dyfishoi Diaz në minutën e 54-të. Bardhezinjtë ndërpresin serinë e fitoreve të inauguruara dy ndeshje më parë me Bolonjën. Milan reagon në mënyrën më të mirë të mundshme pas humbjes me Chelsea në Champions. Skuadra e Piolit arrin Napolin dhe Atalantën në krye, por ata kanë një ndeshje më pak. Juventus rrëzohet në një potencial -10 nga vendi i parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *