• |
ide | kryesore

Hapet tenderi, rruga Elbasan-Qafë Thanë do të zgjerohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin e parë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Tenderi me fondin limit prej 25 milionë eurosh me TVSh, ose rreth 30 miliardë lekë do të zgjerojë aksin rrugor nga dalja e Elbasanit deri në fshatin Mirakë, një gjatësi rreth 5 kilometra.

Në dokumentacionin shoqërues të tenderit autoriteti thotë se çmimet janë vendosur duke u bazuar te metodologjia zyrtare e përcaktimit të tyre, si dhe tek oferta e tregut.

Gjithashtu, projekti përmban ndërhyrjen me nënkalime tokësore dhe vepra arti të tjera, në vlerën e parashikuar në preventive deri në 800 mln lekë.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit 8 dhe nyja kryesore e lidhjes tokësore me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

E përfunduar thuajse 2 dekada më parë, investimet e vetme në këtë aks kanë qenë për mirëmbajtje, pa ndërhyrë në gjerësinë që nuk përballon fluksin e qarkullimit që ka.

Analiza e ARRSH thotë se zgjerimi i rrugës ul aksidentet dhe bllokimet e shpeshta të këtij aksi, lehtëson qarkullimin dhe shkurton kohën e udhëtimit, si në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe në drejtim të Korçës duke rritur shpejtësinë maksimale të lejuar.

 



3 Comments

  1. Nuk e bejne per te vjedhur por mesa duket(deri ne Mirake) i sherbejne padronit Luca te Fish City te cilit i lehtesohet veprimtaria.
    Po te ishte Fish Luca ne Librazhd, do ta kishin çuar ne Librazhd ‘zgjerimin’..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *