• |
ide | kryesore

“Nëse s’frenohet, Irani do shkatërrojë Shqipërinë”, paraqitet projek-rezoluta në Kongresin amerikan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkëkryetarët e grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, paraqitën sot në Dhomën e Përfaqësuesve një projekt-rezolutë ku dënohen me forcë sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë .

Projekt-rezoluta e hartuar me nismën e ligjvënësit nga Nju Jorku Ritchie Torres kërkon vazhdimin e mbajtjes para përgjegjësisë për ata që organizuan sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.”Regjim i rrezikshëm”/ Projekt-rezolutë në Kongresin amerikan për sulmet kibernetike ndaj vendit tonë: Nëse s’frenohet, Irani do shkatërrojë Shqipërinë

“Është thelbësore që të dënojmë sulmin e shumëfishtë kibernetik iranian ndaj Shqipërisë. Irani në mënyrë metodike u përpoq të minonte Shqipërinë kur ndërmori akte të rrezikshme kibernetike. Irani është një regjim i rrezikshëm që do të vazhdojë përpjekjet për të minuar dhe shkatërruar Shqipërinë nëse nuk frenohet”, thotë ligjvënësi Torres në një deklaratë për Shqipërinë.

Projekt-rezoluta, tekstin e së cilës e ka parë Zëri i Amerikës, inkurajon bashkërendimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë për t’u siguruar që mekanizmat e saj për sigurinë kibernetike të jenë të afta për t’u mbrojtur kundër ndërhyrjeve dhe sulmeve të ardhshme të mundshme kibernetike.

Përveç zotit Torres projekt-rezoluta ka si autorë tre bashkëkryetarët e tjerë të Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare, ligjvënësi tjetër demokrat Jim Himes dhe republikanët Lisa McClain dhe Robert Aderholt.

Më 7 shtator, Shqipëria akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik që goditi më 15 korrik sistemet e teknologjisë së informacionit të qeverisë , duke paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online.



14 Comments

    1. No more “pedophiles,” instead, “minor-attracted persons.” Change your vocabulary NOW! Be tolerant!

    2. Fix fare!

      I jane qepur Iranit! S’te lene cifutet. O do rrezojne Iranin, o s’ka! Qe pastaj te bejne si ti doje trapi ne Lindjen e Mesme.

      Se edhe breshka e kuptoi cfare ishte “Pranvera Arabe”. A thua erdhi Pranvera ne shtetet si Iraku, Siria, Libia etj?! 🙂

  1. Nuk e di po per mua nese iranianet jane te bardhe athere hakersat ishin iranian .
    Ne rrahem veten ne pasyre , bon vaki qe pasqyra ishte e zeze

    1. Na futen mosh per top dhe tani bejne sikur na mbrojne sic ja bene Ukraines. Amerika pervec Izraelit Cufut asnje nuk do sepse Amerika drejtohet nga cifutet

  2. zhaklinat dhe delinat e iranit nuk e kuptojne qe irani mund te kthehet shpejt ne irak
    dhe siri por ra “regjimi”

  3. Dmth fajtoret se u rrit cmimi i ushqimeve jane iranianet!?
    Fajtore qe albania nuk perfiton asnje liter gaz nga Tapi eshte Irani?!
    Edhe korrupsionin e bejne iranianet!?
    Dmth deri tani ppp, tenderat, vjedhjet deri te shtepia e femijes i kane bere iranianet!?
    God save the bitch!

    1. Jo vetem gaz te lirepor tepakten 10 miliarde dollar takse ti merrnim Ameriqenve qe perdorin dhe ndotin token tone. Enver Hoxha ja u tregobte mire ketyre Vuceve Zioniste Anloamerikano izraelite

  4. Hahaha, kto duan te na bejne per budallenj ne?!
    Po pse nuk na thone, cfar problemi ka Irani me ne, ca halli ka?
    Amerikaneve nuk i besohet me per asgje, asgje.
    Para ca javesh na thane qe Irani ka ndihmuar Rusine duke i dhene drone, tani na doli qe dronet i jane dhene Biellrusise dhe jo Rusise.
    Pse nuk na thone kto palacot Amerikane dhe qe Irani e ka ndihmuar Ukrahinen me altleri, prodhim i 2 viteve te fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *