• |
ide | kryesore

Shpërthimi në urën e Krimesë, Putin urdhëron nisjen e hetimeve

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar krijimin e një komisioni qeveritar për të hetuar shpërthimin e urës në Krime. Kjo ka qenë deklarata e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, sipas BBC.

“Komisioni do të përbëhet nga krerët e Territorit të Krasnodarit dhe të Krimesë, përfaqësues të Gardës Kombëtare Rosgvardia, FSB Shërbimi Federal i Sigurisë dhe Ministrisë së Brendshme,” tha Peskov.

Ai shtoi se ministri i transportit Vitaly Savelyev dhe ministri i situatave emergjente Aleksandr Kurenkov pritet të shkojnë në vendin e incidentit.

Komisioni rus anti-terrorist ia atribuon zjarrin në urën në ngushticën e Kerçit shpërthimit të një automjeti të montuar me eksploziv. Ura ka një rëndësi simbolike dhe strategjike. Ajo lidh gadishullin e Krimesë me rrjetin e transportit dhe komunikimit të Rusisë. Ndërtimi i saj ishte i kushtueshëm dhe u bë me urdhër të Vladimir Putin. Ai e përuroi personalisht këtë urë në 2018, katër vjet pas aneksimit të Krimesë. Aktualisht ajo lehtëson transferimin e pajisjeve ushtarake ruse te forcat që veprojnë në Ukrainë.

Sipas agjencive të lajmeve të vendit, pjesa e urës që përdoret nga makinat është dëmtuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *