• |
ide | kryesore

Shqipëria bëhet gati për shortin: ja me cilët do të përballët në eliminatoret e EURO 2024

-Instant, F1, Sport
Euro 2024



Pasi dështuam në Nations League, mënyra e vetme për të tentuar finalen e Euro 2024 janë eliminatoret. Kështu, Shqipëria do të njohë të dielën kundërshtarët që do të ketë përballë në fushatën drejt Europianit. Shorti do të hidhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe do të nisë në orën 12:00. Në këto eliminatore do të marrin pjesë 53 skuadra. Gjermania si organizatore e UEFA EURO 2024, kualifikohet automatikisht. Bazuar në vendimet e mëparshme të UEFA-s, Rusia është e përjashtuar nga shorti dhe nga këto eliminatore.

53 skuadrat që marrin pjesë në shortin e kualifikueseve më 9 tetor 2022, janë klasifikuar nëpër 6 vazo. Pozicionimi është bërë në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23. Prej tyre do të formohen dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra. Bëhet fjalë për grupet nga A deri në Grupin G. Ndërsa tre grupe do të jenë me gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J.

Ndeshjet e fazës kualifikuese do të nisin në muajin mars dhe do të përfundojnë në nëntor 2023. Dhjetë skuadrat e renditura të parat në grupe së bashku me 10 vendet e dyta kualifikohen automatikisht për në fazën finale. Tre skuadrat e tjera pjesëmarrëse do të dalin nga faza play-off që do të zhvillohet në mars 2024. Faza finale e Europianit, ku do të marrin pjesë 24 skuadra, do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024 në Gjermani.

VAZOT

Shqipëria është e pozicionuar në vazon e tretë të shortit së bashku me Ukrainën, Islandën, Norvegjinë, Slloveninë, Republikën e Irlandës, Malin e Zi, Rumaninë, Suedinë dhe Armeninë.

Katër finalistët e UEFA Nations League e më konkretisht Holanda, Kroacia, Spanja dhe Italia, do të luajnë ndeshjet finale të këtij kompeticioni në qershor 2023. Si pasojë, këto skuadra kanë vetëm tetë ditë ndeshjesh në dispozicion për fazën e grupeve të eliminatoreve. E duhet të pozicionohen vetëm në grupe me pesë skuadra në këtë short.

PËRJASHTIMET

Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s këto skuadra nuk mund të shortohen në të njëjtin grup: Armeni/Azerbajxhan, Bjellorusi/Ukrainë, Gjibraltar/Spanjë, Kosovë/Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë/Serbi.

Disa shtete paraqesin kushte të vështira atmosferike gjatë dimrit për të luajtur futboll. E për të minimizuar rrezikun e ndikimit të motit në ndeshje është vendosur që maksimumi dy shtete të tilla të jenë në të njëjtin grup. Vendet që paraqesin vështirësi gjatë dimrit janë Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia.

Gjithashtu do të shmanget edhe përballja në grupe e disa vendeve që përfaqësojnë një distancë shumë të largët udhëtimi nga njëra-tjetra. Kështu, një maksimum prej një çifti të tillë mund të vendosen në të njëjtin grup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *