• |
ide | kryesore

Vuçiç zbulon se ç’parashikon plani franko-gjerman për Kosovën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Vuçiç zbulon se ç'parashikon plani franko-gjerman për Kosovën



Prej kohësh flitej se udhëtimi në Ballkan i dy këllilltarëve të kancelarit gjerman dhe presidentit francez mbante edhe një paketë zgjidhjeje për Kosovën. Por kur këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne vizituan beogradin dhe Prishtinën, takimet e tyre u mbuluan me një vello misteri. Ndonëse dyshohej se ata kishin ardhur me një propozim të ri për të shtyrë përpara dialogun dhe arritjen e marëveshjes përfundimtare, askush nuk arriti të zbulojë se cila qe zgjidhja e kompromisit që ata ofronin.

Ç’propozon Parisi dhe Berlini

Një version të saj e ka dhënë së fundi presidenti. Aleksandar Vuçiç, tha më 8 tetor një një konferencë shtypi se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kërkohet që Serbia të lejojë Kosovën që të bashkohet në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Për këtë gjë, Serbisë do t’i garantohej anëtarësim i shpejtë në BE, dhe ndoshta edhe përfitime tjera të mëdha ekonomike”, tregoi ai para gazetarëve.

Misioni ‘sekret” i dy këshilltarëve

Por sipas tij, i cili vendoset shpesh në rolin e viktimës përpallë popullit të vet, ky propozim është i pa pranueshëm për shtetin serb. “Për shkak të Kushtetutës, por jo vetëm për shkak të saj, është e papranueshme që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, sepse diçka e tillë do të kishte pasoja”, ka thënë mes tjerash ai.

Kur dy këshilltarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, zbarkuan në Ballkan rreth një muaj më parë për të takuar kryeministrin Kurti dhe presidentit Vuçiç zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, deklaroi se qëllimi i vizitës është “të eksplorohen opsionet për përparimin e dialogut”. Këtë pohuan të sinkronizuara edhe Parisi dhe Berlini. Por përpos kësaj formule të përgjithshme nga vizita nuk rrodhën detaje të reja. Ndërsa tani Vuçiç ka treguar se dy vendet lider të BE=së kërkojnë aderim të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe pranim në OKB, në këmbim të një antarësimi më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Me kete “dekonspirim” te situates, me sa duket Vuciq do qe te mase pulsin e serbeve. Me nje fjale, do qe te dije nese serbet jane dakord me lejimin e Kosoves ne instituciinet nderkombetare duke ndryshuar keshtu Kushtetuten dhe futjen Serbise ne BE e perfitimiet ekonomike qe kjo mund te sjelle. That’s it all

      1. Jane duke i kerkuar defakto te njohi Kosoven si shtet i pavarur dhe i barabarte nen ombrellen e BE,
        Open Balkan nen ombrellen e Beogradit e trajton Kosoven si krahine autonome.
        Kaq, tjerat kuptoji vet.

        1. boh ! Llogjike e dobet dhe jo realiste. Po thua qe ‘ta njohi kosoven defakto , nen ombrellen e BE’ . Por vete brenda BE ka shtete qe nuk e njohin Kosoven.
          Ne open Ballkan do futen dhe shtete qe jane tashme ne BE ( Hungaria , Greqia, dhe Italia) .
          Ketu behet fjale me shume per treg te perbashket rajonal se sa per njohje politike.
          Dhe europes i leverdis qe ne ballkan te kete nje treg te perbashket per nje perjudhe transitore , dhe kur tregu te jete pjekur financiarisht dhe nga ana e sigurise , atehere europa ose e perfshin en tregun e saj , ose fut kembet si partner ne te.
          Me vjen keq , por arsyetimi yt nuk eshte bindes.
          Serbise i intereson te kete nje treg rajonal edhe nese do te jete ne BE dhe nese do te jete e detyruar ta pranoje Kosoven. Serbia do ta njohi kosoven ( ska nga leviz prapanicen) dhe do marri pjese dhe ne ballkanin e hapur ( si dhe kosova)

          1. “Ne open Ballkan do futen dhe shtete qe jane tashme ne BE ( Hungaria , Greqia, dhe Italia) .”

            Pas kesaj fjalie nuk e lexova pjesen tjeter te komentit tend, tung.

  2. SONDAZHI: Opozita e ka pëlqimin shumë të ulët, asnjë nga liderët politikë aktualë nuk gëzon mbështetje mbi 50%

  3. Pas Bjellorusisë, Serbia ka ngelur i vetmi vend pro rus në Europë.
    Në rast të një konfrontimi më të ashpër midis Rusisë së Putinit e NATO-s, Serbia e rrethuar si një ishull me vende antare të kësaj organizate të fuqishme politiko-ushtarake. apo qoftë edhe me trupat e saj të dislokuara në Kosovë, e ndjen se goditjen e parë Rusia do ta ketë tek “aleati” i saj i vetmuar në Ballkan.
    Nëse Kosova do të pranohet në të gjitha institucionet ndërkombëtare, deri në OKB, faktikisht Serbia është e detyruar kështu ta njohë ate si një shtet të pamvarur.
    Pra problemi i njohjes së Kosovës nga Serbia, është i lidhur me fatin e luftës në Ukrainë, e Vuçiçi, ashtu siç shkruan komentuesi i parë, e ka publikuar këtë kërkesë të Gjermanisë e Francës të bërë para një muaji, për të matur pulsin e kolegëve të tij politikanë, apo edhe reagimin e opinionit publik serb.
    (Kam bindjen se Eliza do ta komentojë këtë lëvizje si meritë të Skënderbeut të saj, mikun e Vuçiçit, meqë si Gjermania, ashtu edhe Franca, aktualisht qeverisen nga e majta)

  4. Ate qe perpiqen ta mbulojne dy derdimenet e Macron e Scholz, e nxjerr zbuluar Vucko, miku i perzemert i Rames. Per Kosoven pra me mire se misteri i miqve budallenj, vlen ne kete rast sinqeriteti i armikut.

  5. Veshtire te gjesh njerez ne ate vend qe e urrejne aq shume kombin e tyre. Duhet te pyesim ish ministrin grek Kociasin si i shperndan fondet Ministria e Jashtme Greke per “intelektualet” shqiptare ne Mediat tona elektronike (Eni Vasili, Arjan Cani, Sonila Meco, e kryeantishqiptarin Fatos Lubonja).

  6. Sali Berisha dhe Ilir Meta/Metaj nuk harrojnë të thonë vazhdimisht se Lulzim Basha ishte një njeri i Edi Ramës në opozitë. Në fakt nëse dikush e bëri opozitën siç e deshte Edi Rama ai është Sali Berisha dhe Ilir Meta/Metaj. Kjo është një opozitë ashtu siç i duhet atij. I vetmi që është forcuar nga kjo opozitë është vetëm Edi Rama. Dhe fatkeqësisht dhe këtë e ka dhuratë nga Berisha, pa ndonjë kontribut të vetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *