• |
ide | kryesore

Video/ Diakhaby merr kartonin e kuq në pankinë, Gattuso kap me shkelma… shishet e ujit

-Instant, Sport, Video
Diakhaby



Valencia mundi Osasunën 2-1 në Pamplona në kampionat për të marrë fitoren e parë jashtë fushe këtë sezon. Gëzim i madh për skuadrën e Rino Gattuso, provizorisht në vendin e pestë të renditjes. Mbrëmja e trajnerit kalabrez, megjithatë, vetëm e qetë nuk ishte. Në minutën e 86-të, me lojtarët e tij në avantazh 0-2, qendërmbrojtësi Mouctar Diakhaby, i sapo zëvendësuar, kishte idenë “brilante” për t’u përjashtuar nga pankina. Eshtë e panevojshme të thuhet se reagimi i ish-mesfushorit të Milanit dhe Kombëtares italiane ishte i tërbuar…

Me dy gola avantazh dhe një lojtar më shumë, Valencia dukej se mund të merrte fitoren në Osasuna pa shumë shqetësime. Megjithatë, edhe në një mbrëmje të qetë, Rino Gattuso arriti të zemërohej. Faji i mbrojtësit të tij Diakhaby, autor i golit të 2-0. Ish-trajneri i Milanit e thirri atë në pankinë 5 minuta nga fundi, por guineani u paralajmërua fillimisht nga arbitri Miguel Angel Ortiz për humbje kohe gjatë zëvendësimit, e në pankinë u përjashtua për protesta të përsëritura. Episodi e zemëroi trajnerin italian.

Pasi buzëqeshi fillimisht kur u shfaq kartoni i kuq, Gattuso u kthye i tërbuar nga qendërmbrojtësi i tij. Pasi kaloi hutimi, trajneri shfryu zhgënjimin e tij duke shkelmuar një enë me pije pranë tij. Tekniku më pas nguli sytë nga Diakhaby, i cili dukshëm i turpëruar hodhi sytë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *