• |
ide | kryesore

“Nëse e mendojmë të lehtë, do bëjmë më keq se më parë”: Duka e Reja komentojnë shortin e lënë takim për të ardhmen

-Instant, Sport
Duka Reja



Europiani është një objektiv dhe nuk mund të ndryshojë absolutisht pasi goglat në Frankfurt treguan kundërshtarët e Shqipërisë. Shorti i eliminatoreve të Kampionatit Europianin 2024, që do të luhet në Gjermani, ka vënë para kuqezinjve Poloninë, Republikën Çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Një short i mirë në këndvështrimin e teknikut të kombëtares Edoardo Reja dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka. “Të gjitha skuadrat janë të mira, i pranueshëm. Grupi B dhe C ishin të vështirë, në grupin tonë mund të luhen ndeshjet dhe mund të bësh çdo rezultat. Është real objektivi për të qenë pjesë e Euro 2024. Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën” tha Duka, duke shtuar -. Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje”.

Duka e ka dëshiruar një përballje në një grup me pesë, financiarisht duke folur, por edhe Edoardo Reja nuk ka kundërshtim. Tekniku i kombëtares, në përfundim të shortit në Frankfurt ka dhënë një prononcim për median.

KOMENTI I EDY REJËS

Për shortin e fazës eliminatore të Euro 2024, Reja u shpreh se kundërshtarët janë të vështirë, por kemi shanse për t’u kualifikuar: “Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë. Italiani ka qartësuar më pas se “duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet në ndeshjet e fundit”, tha Reja.

E ARDHMJA

Në fund një koment edhe për të ardhmen e tij në pankinë kuqezi: “Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me Presidentin Duka. Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të ulemi të flasim për të ardhmen”, deklaroi Reja.

Edhe Presidenti Duka theksoi se në momentin e duhur do të ulet me trajnerin Reja për të diskutuar vazhdimësinë: “Këtu sot jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *