• |
ide | kryesore

F1/ Në Japoni triumfojnë shiu e Verstappen: Max është kampion i botës!

-Instant, F1, Sport
kampion



Max Verstappen ishte i jashtëzakonshëm në GP shumë të lagësht japoneze, ku shpallet kampion bote në Suzuka. Gara që i dorëzoi titullin e dytë holandezit u bë intriguese pas flamurit të kuq fillestar. Tre xhiro në përmbytje që i kushtuan Carlos Sainz tërheqjen (acquaplaning në mes të xhiros së parë). Garë sprint për dyzet minuta, që holandezi e dominoi me një ritëm të pakapshëm nga Sergio Perez dhe Charles Leclerc. Të dy e mbyllën në vendin e dytë dhe të tretë. Piloti i Ferrarit humbi shkallën e dytë të podiumit se e preu shkurt chicane-n e fundit, kur ishte përpara meksikanit. Vendi i katërt për Esteban Ocon i cili u mbrojt për gjysmën e garës nga sulmet e Leëis Hamilton. Në Suzukan e tij të fundit, Sebastian Vettel ishte i pari që kalon nga gomat për lagështirë në mesatare dhe e përfundoi me një vend të shkëlqyer të gjashtë.

Max Verstappen është kampion i botës në F1 për herë të dytë në karrierë. Një triumf asnjëherë në diskutim, por paksa befasues për mënyrën si erdhi. Holandezi nuk u shpall triumfues pas flamurit me kuadrate të GP të Japonisë, por në zonën e çmimeve. Pikërisht aty Max, i pari në vijën e finishit, Sergio Perez dhe Charles Leclerc iu njoftua 5 sekondat penalizim për pilotin e Ferrari, që kështu zbriti në vendin e tretë. Gara, e ndikuar nga shiu, përfundoi pas 29 nga 53 xhiro të planifikuara dhe dy orë konkurimi, por dorëzoi pikë të plota. E kështu holandezi e gjeti papritur veten të ulur në fronin e kampionatit botëror për herë të dytë, në shtëpinë e Honda, për një festë totale të Red Bull, që dominoi këtë sezon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *