• |
ide | kryesore

Hakerohet televizioni shtetëror i Iranit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Transmetuesi televiziv shtetëror i Iranit u hakerua të shtunën. Buletini i lajmeve u ndërpre nga një protestë kundër liderit të vendit. Në ekran u shfaq një maskë e ndjekur nga një imazh i liderit suprem Ali Khamenei me flakë rreth tij. Grupi e që kreu sulmin e quajti veten “Adalat Ali” ose “Drejtësia e Aliut”.

Kjo ngjarje vjen pasi të paktën 3 persona u qëlluan për vdekje kur protestuesit u përleshën me forcat e sigurisë në trazirat e që pasuan vdekjen e Mahsa Amini. Vajza e re u arrestua në Teheran nga “policia e moralit” pasi dyshohet se nuk i mbuloi flokët siç duhet.

Kurdja iraniane 22-vjeçare vdiq në paraburgim më 16 shtator, tre ditë pas arrestimit të saj. Vdekja e saj ka shkaktuar një valë të paprecedentë protestash në të gjithë vendin.

Buletini i lajmeve televizive të së shtunës u ndërpre rreth orës 18:00 me kohën lokale. Në ekran dolën imazhe që përfshinin liderin suprem të Iranit me një objektiv në kokë, fotot e zonjës Amini dhe tre grave të tjera të vrara në protestat e fundit. Një nga titrat shkruante “bashkohuni me ne dhe ngrihuni”. Një tjetër thoshte “gjaku i të rinjve tanë po ju pikon nga putrat”.

LEXO EDHE: Vazhdojnë protestat në Iran, arrestohet vajza e ish-presidentit të vendit

Ndërprerja ka zgjatur vetëm disa sekonda para se të ndërpritet. Shfaqje të tilla rebelimi kundër Ayatollah Ali Khamenei janë jashtëzakonisht të rralla. Ai zotëron pothuajse pushtet të plotë brenda Iranit. Por pas vdekjes së së resë Amini ka pasur protesta të hapura.

Të shtunën, u shfaqën video në rrjetet sociale ku dukeshin studente femra në një universitet në Teheran duke brohoritur “zhduku” gjatë një vizite nga presidenti Ebrahim Raisi. Më herët gjatë ditës, 2 persona u vranë në Sanandaj. Një burrë u qëllua në makinën e tij pasi i ra borisë në mbështetje të protestuesve.

Një video e shpërndarë në internet tregoi gjithashtu një grua të qëlluar në qafë, e shtrirë pa ndjenja në tokë në Mashhad. Grupet e të drejtave thonë se më shumë se 150 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave në Republikën Islamike më 17 shtator. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. E paska piratuar CendriFuga hahahhahahaha

    Meqe ra fjala, a e dini gazetare copa mishi qe perdoret fjala ‘piratoj’ ne vend te copy-paste qe perdorni me mbaresa shqip?

  2. “We’ll know our disinformation program is complete when everything the American public believes is false.” – William J. Casey, CIA Director

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *