• |
ide | kryesore

Kalendari i “Euro 2024”/ Kur do vijë sërish Lewandowski në Tiranë

-Instant, Arkiva, Sport
kalendari



Shqipëria e futbollit u njoh sot me kundërshtarët që do të ketë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2024, që do të zhvillohen në Gjermani. Shorti e pozicionoi kombëtaren kuqezi në Grupin E me Poloninë, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. UEFA ka përcaktuar edhe kalendari e ndeshjeve për Grupin E. Zbardhet kështu rruga e Shqipërisë në këtë aventurë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental për kombëtaret.

Shqipëria do të nisë eliminatoret në transfertë me duelin ndaj Polonisë që do të luhet më datën 27 mars 2023. Kuqezinjtë rikthehen në aksion 3 muaj më pas. Më 17 qershor do të presim në shtëpi Moldavinë. 3 ditë më pas sfidojnë në transfertë Ishujt Faroe.

Në shtator Shqipëria do të ketë dy përballje nga më të rëndësishmet ndaj dy rivalëve direktë për betejën e kualifikimit. Më 7 shtator, kombëtarja sfidon Republikën Çeke po në transfertë dhe më 10 shtator pret Poloninë në shtëpi. Më 12 tetor, përfaqësuesja shqiptare do të presë Republikën Çeke në një tjetër duel delikat, për të mbyllur eliminatoret në muajin nëntor me dy ndeshjet, Moldavi-Shqipëri (17 nëntor) dhe Shqipëri – Ishujt Faroe (20 nëntor).

Duke qenë se Shqipëria është shortuar në një grup me 5 skuadra do të ketë tetë ndeshje zyrtare dhe mund të shfrytëzojë kalendarin e UEFA-s ka për të zhvilluar të paktën dy ndeshje miqësore gjatë vitit të ardhshëm. Më poshtë edhe kalendari i plotë i Shqipërisë në Grupin E të kualifikueseve.

Eliminatoret e EURO 2024

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në Grupi E

27/03/2023 Poloni – Shqipëri

17/06/2023 Shqipëri – Moldavi

20/06/2023 Ishujt Faroe – Shqipëri

07/09/2023 Republika Çeke – Shqipëri

10/09/2023 Shqipëri – Poloni

12/10/2023 Shqipëri – Republika Çeke

17/11/2023 Moldavi – Shqipëri

20/11/2023 Shqipëri – Ishujt Faroe



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *