• |
ide | kryesore

Kanye West përjashtohet sërish nga Instagram

-Instant, Paparazzi, Slider
Kanye West



Kanye West ka zbuluar së fundmi se është pezulluar nga Instagrami.

Reperi postoi një sërë mesazhesh në Instagram përpara se t’i postonte në Twitter për të thënë se ishte përjashtuar nga platforma. “Shiko këtë Mark”, postoi Ye me një foto të Mark Zuckerberg, CEO i Meta. “Pse më largove” pyeti ai.

Sipas FOX, Ye u ndalua nga platforma për përdorimin e gjuhës së supozuar antisemitike gjatë një debati me reperin Diddy. Të dy ndezën një diskutim publik pasi West veshi një bluzë ku shkruhej “White Lives Matter.

Një postim nga Komiteti Çifut Amerikan dukej se vërtetonte gjuhën fyese, pasi organizata tha se komentet e tij të mëparshme përfshinin “nëntone raciste dhe antisemitike”, si dhe “postime anti-hebreje “.

Elon Musk, i cili është në procesin e blerjes së Twitter-it, e mirëpriti zyrtarisht reperin në platformë. “Mirë se erdhe përsëri në Twitter, miku im!”,shkroi Musk. West është përballur me reagime të vazhdueshme që kur  shpalli publikisht mbështetjen e tij për ish-presidentin Donald Trump në vitin 2018. Në vitet që pasuan, ai u nda nga gruaja e tij Kim Kardashian dhe anuloi partneritetet e biznesit. Së fundmi është zotuar të kandidojë për presidencën./Lapsi.al

Lexo edhe:https://lapsi.al/2022/10/05/gigi-hadid-shperthen-kunder-kanye-west-je-bullizues/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *