• |
ide | kryesore

Ktheu magazinën e braktisur në plantacion marijuane, arrestohet 37-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Karabinierët e Compagnia Roma Cassia arrestuan një 37-vjeçar shqiptar për prodhimin dhe shitje të lëndëve narkotike si marijuana.

Ushtarakët, pas informacioneve të marra, gjatë hetimeve kanë ve re lëvizjet e dyshimta të shqiptarit. Më pas ata kanë identifikuar një magazinë të braktisur në komunën e Campagnano di Roma, brenda së cilës 37-vjeçari kishte krijuar një plantacion të vërtetë marijuane.

Gjatë kontrollit në kasolle u gjetën mbi 300 bimë marijuanë të gjatë gati 40 cm, si dhe 50 gramë marijuanë gati për shitje.

Rritja e bimëve bëhej e mundur me anë të llambave të posaçme, freskueseve, termostatëve dhe plehrave kimike, sipas medieve italiane. 

Policia zbuloi se subjekti ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me rrjetin publik të energjisë elektrike për të prodhuar plantacionin e marijuanës, ndërsa droga dhe materialet u sekuestruan dhe u konfirmua arrestimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *