• |
ide | kryesore

Lirohet nga policia Endrit Dokle dhe kunati i tij Gentian Reçi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dokle 1



Është lënë i lirë Endrit Dokle. 39-vjeçari u shoqërua një ditë më parë nga policia e Tiranës pasi ai u gjet duke udhëtuar në të njëjtën makinë me një person të shpallur në kërkim.

Dokle ka qenë në shoqërinë e Fatjon Muratit. Ky ishte shpallur në kërkim për një arsenal armësh të zbuluar në 17 korrik në Tiranë. Bashkë me ta në makinën e blinduar ka qenë edhe Gentian Reçi. Ky është nipi i ish-policit Xhelal Reçi që u vra para 1 viti në Laç. Reçi është dhe kunat me Doklen. Megjithatë pas verifikimeve të kryera nga uniformat blu, Dokle dhe Reçi janë liruar. Ndërsa Fatjon Murati është mbajtur në qeli për veprën penale për të cilën kërkohej, armëmbajtje pa leje.

Fatjon Murati u shpall në kërkim nga Prokuroria e Kurbinit edhe në hetimet pas masakrës së Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Vetë Dokle u mor në pyetje nga policia pak javë më parë pas dyshimeve të familjarëve të shumëkërkuarit Ervis Martinaj në lidhje me zhdukjen e djalit të tyre.

Emri i Martinajt u nxor nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani. Ai tha se kishte marrë një porosi nga “Mbreti” i lojërave të fatit për eliminuar Doklen kundrejt një pagese prej 500 mijë eurosh. Dokle mohoi të ketë gisht në zhdukjen e Martinajt i cili rezulton i zhdukur prej datës 10 Gusht. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *