• |
ide | kryesore

Napoli nuk gabon, poker ndaj Cremonese dhe shkon në krye

-Instant, Arkiva, Sport
napoli cremonese



Napoli nuk gabon dhe i shikon të gjithë me përbuzje. Në javën e nëntë të Serie A, skuadra e Spallettit mposhti Cremonese me rezultatin 4-1 dhe shkon në krye të renditjes e vetme me 23 pikë (+2 nga Atalanta).

Ishin napolitanët ata që luajtën ndeshjen. Vendasit u dukën se morën veten duke barazuar, por më pas u dorëzuan. Në pjesën e parë ishte Politano (26′) që zhbllokoi lojën me penallti. Shkak u bë një ndërhyrje në zonë nga Bianchetti ndaj Kvaratskhelia.

Më pas në pjesën e dytë Dessers (47′) barazoi rezultatin për Cremonese. Simeone (76′) i dha Napolit avantazhin me një gol me kokë. Në fund Lozano (93′) dhe Olivera (95′) mbyllën llogaritë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Video/ “Askush nuk i do?”: Napoli i mposhti në fushë, Ajax refuzoi shkëmbimin e fanellave



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *