• |
ide | kryesore

Nuk fitojmë prej 70 vjetësh me Poloninë: ja precedentët me kundërshtarët e kualifikueseve në Euro 2024

-Instant, Sport
precedentët



Një short i pranueshëm e sigurisht edhe me fat brenda ai i hedhur në Frakfurt. Në kualifikueset për Euro 2024 kombëtarja e Shqipërisë do të gjejë përballë kundërshtarë të njohur e të tjerë pa precedentët historikë. Por duke qenë se bëhet fjalë për skuadrën më pak të kuotuar të Grupit E, pak rëndësi ka.

POLONIA

Kush dëshiron vendin e parë, duhet të bëjë llogaritë me Poloninë. Të udhëhequr nga Lewandowski, ata sjellin edhe memorjen më të freskët për kuqezinjtë. Kjo për faktin se ishin kundërshtarët tanë edhe në rrugën drejt Katarit. Precedentët më të shumtë historikë janë piëkrisht kundër polakëve. 9 humbje, 3 barazime e vetëm 1 fitore për Shqipërinë në përballjet direkte. Ajo 2-0 e 53 është shënuar 70 vjet më parë. Prej atëherë gjërat nuk kanë shkuar aq mirë për përfaqësuesen tonë. Nga 84 vetëm humbje në 7 ndeshje radhazi. Humbja më e thellë është ajo e shtatorit 2021, kur u mundëm 4-1 në Varshavë. Më djegësja është patjetër ajo në Tiranë. 0-1 që na la jashtë playoff për Botërorin. I qartë edhe golavarazhi, 19-8.

REPUBLIKA ÇEKE

Për të bërë një parashikim me Republikën Çeke nuk është shumë e thjeshtë. Sepse, të paktën, që kur Cekosllovakia u nda, kemi luajtur vetëm një ndeshje. Edhe atë miqësore. Pikërisht në 8 qershor 2021, kuqezinjtë u dorëzuan 3-1, por tani në eliminatore gjërat ndryshojnë.

MOLDAVIA

Precedentët e vetëm të favorshëm i kemi me Moldavinë. 4 fitore e një barazim në përplasjet me moldavët. Rezultati më i thellë është 0-4 në transfertë, për eleminatoret e Europianit e arritur në 2019. Nuk ka shumë histori e shpresojmë të vazhdojë kështu: 12 -2 golavarazhi.

ISHUJT FAROE

Kundër Ishujve Faroe është një ndeshje e pa precedentë. Në këtë rast duhet të vlejë fakti se Shqipëria është e 65-a në renditjen FIFA. Ndërsa Ishujt Faroe pozicionohen në vendin e 124, pa harruar se erdhën nga vazo e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *