• |
ide | kryesore

Prishet miqësia e Justin Bieber me Kanye West, shkak modelja

-Instant, Paparazzi, Slider



Justin Bieber i ka dhënë fund miqësisë me Kanye West pasi ai sulmoi gruan e tij, Hailey.

Disa burime i treguan Tmz se cifti  mendojnë se West shkoi “shumë larg” dhe ata janë “të lënduar” nga komentet e tij. Justin, në veçanti, beson se ai ka qenë gjithmonë mbështetës i reperit , por ndjen nevojën për të mbrojtur bashkëshorten .

Në fillim të kësaj jave, West sulmoi Hailey-n pasi ajo mbrojti redaktoren e Vogue Gabriella Karefa-Johnson. Kjo e fundit kritikoi Ye për bluzën e tij, “White Lives Matter”.

“Kam shumë respekt për ty!”, i shkroi modelja Karefa-Johnson. “Të punosh me ty është një nder”. Hailey nuk e përmendi emrin West në postimin e saj, por ai gjithsesi shkroi në një postim tashmë të fshirë në Instagram, “Prit, a jam anuluar përsëri??? Justin Bieber të lutem më njofto.”

Më pas ai ndau një pamje të një artikulli të vitit 2016 që fliste për romancë mes Hailey dhe Drake. Kanye shkroi një mesazh për Justin ku shkruhej: “Merre vajzën tënde para se të zemërohem.

Miqësia e artistëve daton vite më parë. Bieber ka performuar  disa herë në shërbimin e së dielës së reperit “Praise God”.Në nëntor 2021, ata u panë duke  në një rreth lutjeje që u zhvillua në një nga paraqitjet më të diskutueshme të tubimit shpirtëror që përfshinte Marilyn Manson. /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/07/kenga-e-taylor-swift-dedikim-per-kanye-west/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *