• |
ide | kryesore

Profil/ Rrugëtimi i Putin nga premtimi për paqe tek kërcënimi bërdhamor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vladimir Putin



Për dekada me radhë, Presidenti rus Vladimir Putin e paraqiti veten si garantues të stabilitetit në vendin e tij. Por në 70 vjetorin e tij, ai e gjen veten në qendër të stuhisë, mes humbjeve ushtarake në Ukrainë, arratisjeve në masë pas urdhrit të tij për mobilizim dhe përplasjeve në komandën e lartë ushtarake të vendit. I hedhim një vështrim këtij rrugëtimi të presidentit rus nga zotimi për stabilitet tek kërcënimi bërthamor.

Vladimir Putin mori drejtimin e vendit në vitin 2000, duke zëvendësuar paraardhësin e tij Boris Jelcin, i cili dha dorëheqjen më 31 dhjetor 1999. Presidenti rus e ka përshkruar qeverisjen e ish-presidentit Jelcin, si një kohë mosmarrëveshjesh dhe rënieje, kur miliona rusë u zhytën në varfëri ndërsa pasuritë kombëtare u grabitën nga manjatë të lidhur me Kremlinin si edhe nga Perëndimi.

Stanislav Belkovsky është konsulent politik me përvojë dhe e njeh nga afër regjimin e Kremlinit. “Ai ishte figura që iu përgjigj ndjenjës popullore për shpagim historik që mbizotëronte në fund të viteve 1990 – për shkak të poshtërimit të lidhur me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe problemeve kolosale social-ekonomike të fundit të viteve 1990”, thotë ai.

LEXO EDHE: Putin krahëson veten me Pjetrin e Madh, por historia Carit të famshëm tremb fqinjët

Rusët, të lodhur nga një dekadë trazirash politike dhe ekonomike post-sovjetike, përqafuan me entusiazëm premtimet e presidentit për të rikthyer madhështinë e Rusisë. “Së pari duhet të pranojmë se rrëzimi i Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit. Dhe ishte një dramë e vërtetë për popullin rus”, shprehej në atë kohë presidenti rus, Putin.

Qytetarët rusë mbetën përgjithësisht indiferentë ndaj lëvizjeve të tij për të kufizuar liritë politike në periudhën post-sovjetike mes mirëqenies ekonomike të siguruar falë naftës. Por situata ndryshoi pas krizës financiare globale të vitit 2008, që çoi në një ngadalësim të rritjes ekonomike dhe tkurrje të të ardhurave.

Megjithatë gjendja e qytetarëve rusët vazhdonte të ishte shumë më e mirë, krahasuar me rënien ekonomike të viteve 1990. Në fillim të mandatit të tij, presienti Putin u përpoq të kultivonte lidhje më të ngushta me Perëndimin dhe madje edhe konsideroi mundësinë që Rusia të bashkohej me aleancën ushtarake të NATO-s.

Por më pas ai ndryshoi kursin e politikës së tij, duke sfiduar SHBA-në dhe aleatët e saj. Një moment kyç ishte rimarrja e presidencës në vitin 2012, pas një periudhe katërvjeçare si kryeministër, për shkak të kufizimeve të mandatit. Presidenti i zgjedhur prej tij, Dmitry Medvedev, i nënshtruar ndaj shefit të vet, dha dorëheqjen pas një mandati, duke shkaktuar protesta masive kundër kthimit të zotit Putin në presidencë.

Presidenti Putin akuzoi SHBA-në për nxitjen e protestave në Moskë dhe u përgjigj duke ashpërsuar goditjen ndaj disidencës në vend dhe duke përqafuar një kurs më agresiv jashtë vendit.

LEXO EDHE: ANALIZA/ 6 muaj luftë e përgjakshme: Ç’kërkon më Putin në Ukrainë

Gazetari Mikhail Zygar ka pasur kontakte të vazhdueshme me elitën e Kremlinit dhe ka botuar një libër për presidentin Putin dhe rrethin e tij. “Dimri i viteve 2011-2012, Sheshi Bolotnaya, gjithë ato tubime masive – ishin momenti i fundit i një jete të mirë dhe e fashiti shpresën se mund të shmangej një fund i tmerrshëm dhe i errët. Për mendimin tim gjithçka që ka ndodhur që nga viti 2012 është një rënie e vazhdueshme”, thotë ai.

Në vitin 2014, presidenti Putin mori vendimin për aneksimin e Gadishullit të Krimesë. Ai gjithashtu mbështeti lëvizjen separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore. Ndërhyrja e Moskës në Ukrainë i çoi marrëdhëniet me Perëndimin në nivelet më të ulëta të pas Luftës së Ftohtë dhe përpjekjet e përsëritura për të negociuar një zgjidhje politike për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainën lindore, dështuan.

Tensionet u rritën në vjeshtën e vitit 2021, kur presidenti Putin i dha një ultimatum perëndimit, duke i kërkuar që ta hidhte poshtë zyrtarisht kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO dhe të tërhiqte forcat e aleancës nga Evropa Lindore. Kur perëndimi refuzoi kërkesat e tij, presidenti rus filloi atë që ai e quajti një “operacion special ushtarak” më 24 shkurt. Qytetarët rusë kanë mendime të ndryshme për luftën.

“Së pari, ai është presidenti ynë, ne (rusët) besojmë tek ai. 70 vjeç nuk është ndonjë moshë aq e madhe për t’u dekurajuar”, thotë banori i Moskës Vladimir Mironov. “Situata në Ukrainë është e njohur për të gjithë, mendoj unë. Pasojat e kësaj situate si mobilizimi nuk kanë një efekt pozitiv, për fat të keq”, thotë Anastasia. E pyetur se çfarë do t’i uronte presidentit Putin, ajo thotë se do t’i uronte “shëndet të mirë mendor.”

LEXO EDHE: A është Putin i sëmurë?/ CIA jep versionin e fundit

Shpresat e presidentit rus për një fitore të shpejtë u fashitën përballë rezistencës së fortë ukrainase dhe mbështetjes ushtarake miliarda dollarëshe për Ukrainën nga aleatët perëndimorë. Ai ka sinjalizuar vazhdimisht se mund të përdorë armët bërthamore, një paralajmërim që është në kontrast të thellë me premtimin e tij për rikthimin e stabilitetit që e ka përsëritur vazhdimisht gjatë regjimit 22-vjeçar.

Andrei Kolesnikov, një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Carnegie, i cilëson kërcënimet bërthamore si një reflektim i dëshpërimit në rritje të presidentit rus. “Ky është hapi i fundit për të, në një farë kuptimi është vetëvrasje. Ai është i gatshëm për këtë hap, që do të thotë se po shohim një diktator që do të thoja është edhe më i keq se (Josip) Stalini”, thotë ai. SHBA dhe aleatët e saj kanë thënë se po i marrin seriozisht kërcënimet e Putinit, por nuk do të dorëzohen përballë atij që ata e quajnë një shantazh për të detyruar Perëndimin të braktisë Ukrainën. Dhe Ukraina është zotuar se do të vazhdojë kundërsulmin e saj pavarësisht retorikës ruse. /VOA



17 Comments

  1. ca rrugetim leshi
    rusin duan ta nenshtrojne si bene me evropen globalistet
    shikoni shqiperine per te cilen vendos ambasada dhe sorrros homoseksuali

    edshkerdhaten e keni deri ne vdekje bashke me lalshkerdhat erin

  2. Po pse jalle qenka akoma Putin? Sipas “ekspertit te CIAs” ishte me kancer, nje tjeter e nxorri me dridhje duarsh e kembesh ndersa tani flitet per rrugetim e shtegtim. Dhe propaganda e Gebelsit do ta kishte zili kete te sotmen e cila ka perfeksionuar stilin e tij. Fatkeqesisht nje pjese e njerezve akoma nuk po arrin te kuptoje se cfare po kerkojne te realizojne pedofilet dhe perverset globaliste edhe pse faktet i kane perpara syve te tyre por vazhdojne verberisht te besojne qe gomari fluturon

    1. fatkeqsisht populli eshte dele dhe shume i manipulueshem

      vetem pak njerez e kuptojne lojen

      Yes, it’s true, whoever controls the media, controls the mind.

    1. para se te dilte putini apo vucidoli
      pyetja “cili eshte kuptimi i jetes dhe si duhet jetuar ajo” ka qene

    2. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      Për disa rrota kari komentues antiukrainas.

      Më 26 shkurt trupat ruse ishin 35 kilometër larg qendrës së kievit- sot 400 km larg kievit
      Anija simbol Moskwa shkoi në pidhat e kurvaveve ruso-shqiptare
      Ura e Kerçit gjithashtu.
      Mijëra rus po largohen çdo ditë nga rusia si shqiptarët nga edvini.
      Këto janë fakte

      1. Po ato jane” faktet” sic ishin virusi maskat mbylljet dhe vaksinat. Vazhdo lexo :faktet” idiot i nevojshem po ca kusuri kan kalamojt e te tjereve te rriten ne boten e cudirave.
        Ju shkerdhefsha robt o fare e keqe.

        1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

          O rrotë kari po raca jote e mutit , në fshat 50 vjet ka jetuar duke ngrënë bukë misri groshë gjizë e dhallë, mishin e hanit për vit të ri, një radio muti që kapte vetëm tiranë, sot flet sikur je rritë në romë, paris a njujork, e me atë mut arsimimi që ke mendon se kupton çfarë ndodh në botë

          Lexo (nqs mund të lexosh) Lavjerësi i Fukoit, për ta kuptuar sa idiot je.

          1. Daku ki menjen se internet esht, mos harro cdo gje qe shkruan le gjurme, edhe gjehesh se ku strukesh. Pajtaj ta shkelyjn bythen me ate lavjeresin prej verteti. Mos e krryj me qoromidhe ate bythen tate londineze parizjene apo njujorkeze se iken per lesh

  3. @Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët!

    Po ps evetem per faktin qe nuk mendojme si ty na etiketon ti o fisqir rrota kari a thua se ti je djali i Ensitein. apo ndonje gjeni qe paske lexuar disa libra. Idiot e rrote kari je ti qe je infektuar me propaganden Sorrosiste Schawbiste dhe jo kush eshte kundra tyre. Porsekti juaj i ndyre kedo qe del kundra e etiketon dhe njollos stil i njohur nga komunistet. Sa per dijeni jam rritur e arsimuar ne Tirane o deficent dhe te keshilloj ,os ti japesh shume gojes se te shkerdhej ty e kush te ka bere ty. Ne kemi mendimin tone dhe kaq te pelqen apo jo ty a ndonje dylberi o kurve si ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *