• |
ide | kryesore

Shoqërimi i Endrit Dokles, me gruan dhe fëmijën në Benz-in e blinduar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
endrit dokle



Policia lë të lirë pas shoqërimit Endrit Doklen, emri i të cilit u ekspozua së fundmi nga dëshmia e Nuredin Dumanit, për një konflikt me të zhdukurin Ervis Martinaj. 39-vjeçari u shoqërua pasi lëvizte në një automjet së bashku me një të kërkuar për posedim armësh pa leje.

Pasditen e së shtunës Endrit Dokle lëvizte me një Mercedes-Benz S-class të blinduar me targa bullgare. Ata u ndaluan në bulevardin “Migjeni”. Dokle ishte udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur.

Mjeti luksoz drejtohej nga Gentian Reçi ndërsa pasagjer në vendin e parë ishte Fatjon Murati. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim nga policia prej muajit korrik.

Ai rezultonte bashkëpunëtor i shtetasit Kristjan Gjini i arrestuar gjatë operacionit “Ruger”, ku në dy ambiente të marra me qira në një kompleks rezidencial, u zbuluan armë të ndyshme, silenciator, maska dhe radio policie. Në këtë operacion u ndalua edhe një vajzë.

Pas kontrollit, bashkëshortja e Dokles bashkë me fëmijën janë larguar me një taksi. Ndërsa Dokle bashkë me Gentian Reçin u shoqëruan në drejtorinë e policisë, ku pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.

Indrit Dokle u lirua nga burgimi i përjetshëm në janar të vitit 2020 nga gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha. Sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, Ervis Martinaj ishte gati të paguante 500 mijë euro për ta ekzekutuar atë.

Lexo më tej: U arrestua në makinën e Endrit Dokles, kush është Fatjon Murati 

Lexo më tej: Lirohet nga policia Endrit Dokle dhe kunati i tij Gentian Reçi 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *