• |
ide | kryesore

Tom Cruise , aktori i parë që xhiron film në hapësirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Tom Cruise thuhet se do të marrë pjesë në një film që përfshin xhirimet në hapësirë.

Sipas “Mirror“, Universal Filmed Entertainment Group , i është propozuar një ide që do ta shohë aktorin të marrë një raketë deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

“Unë mendoj se Tom Cruise po na çon në hapësirë. Ai po e çon botën në hapësirë,” tha kryetarja e UFEG, Donna Langley. “Ky është plani. Ne kemi një projekt të shkëlqyeshëm në zhvillim me Tomin.”

Ajo ndau gjithashtu disa detaje rreth personazhit të tijnë filmin e fshehtë. “Ai do të luajë një djalë me fat, i cili e gjen veten në pozitën e të qenit i vetmi person që mund të shpëtojë Tokën”, zbuloi Langley.

Ideja  lindi fillimisht në vitin 2020 dhe ndërsa  është ende një “aspiratë” për studion, SpaceX e Elon Musk dhe NASA janë të dy në bord për të ndihmuar me projektin. Doug Liman, i cili ka punuar me aktorin në The Edge of Tomorrow, do të jetë regjisor./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/07/21/tom-cruiseaktori-me-i-paguar-ne-hollywood/

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *