• |
ide | kryesore

Video/ Duart e Klinsmann fatsjellëse: ja kundërshtarët e Shqipërisë në kualifikueset e “Euro 2024”

-Instant, F1, Sport, Video
Klinsmann



Shorti i hedhur në Frankfurt për fushatën eliminatore të Euro 2024 i buzëqesh Shqipërisë. Duart e Jurgen Klinsmann kanë qenë me fat, jo vetëm për kualitetin e kundërshtarëve që i ka vendosur përballë kuqezinjve. Por edhe mundësinë e hakmarrjes ndaj Polonisë, që e la formacionin e Rejas jashtë Botërorit të Katarit. Askush nuk e ka harruar fitoren 0-1 në Tiranë, ku u vendosën fatet e kalimit në playoff.

Kombëtarja shqiptare është vendosur në Grupin E të kualifikueseve për kampionatin europian. Nga vazo e parë, kuqezinjtë kanë gjetur Poloninë e Lewandowskit. Përfaqësuese me të cilën u përballëm në ndeshjen vendimtare me Covid që përgjysmoi skuadrën e Rejas. Republika Çeke është kapur nga Klisnmann në vazon e dytë, duke larguar frikërat më të mëdha të kuqezinjve, që vetë ishin në vazon e tretë. Ishujt Faroe dhe Moldavia kanë plotësuar pazëllin e Grupit E.

DETAJET

53 skuadrat që morën pjesë në shortin e kualifikueseve më 9 tetor 2022, ishin klasifikuar nëpër 6 vazo. Pozicionimi është bërë në bazë të renditjes së përgjithshme të UEFA Nations League 2022/23. Prej tyre u formuan dhjetë grupe kualifikuese, shtatë nga të cilat me pesë skuadra (nga Grupi A deri në Grupin G) dhe tre grupe me nga gjashtë skuadra (nga Grupi H deri në Grupin J.

Lexo më tej: Shqipëria bëhet gati për shortin: ja me cilët do të përballët në eliminatoret e EURO 2024

Ndeshjet e fazës kualifikuese do të nisin në muajin mars dhe do të përfundojnë në nëntor 2023. Dhjetë skuadrat e renditura të parat në grupe së bashku me 10 vendet e dyta kualifikohen automatikisht për në fazën finale. Tre skuadrat e tjera pjesëmarrëse do të dalin nga faza play-off që do të zhvillohet në mars 2024. Faza finale e Europianit, ku do të marrin pjesë 24 skuadra, do të zhvillohet nga 14 qershor deri më 14 korrik 2024 në Gjermani.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *