• |
ide | kryesore

Aubameyang shfryn kundër teknikut të Arsenal Arteta: “Nuk di të menaxhojë emrat e mëdhenj”

-Instant, Sport
Arteta



Që pas nëntë ndeshjesh në Premier League, rivali i Manchester City do të ishte Arsenal, ndoshta askush nuk mund ta parashikonte. Por fitorja 3-2 e Gunners ndaj Liverpool vërteton se londinezët e kanë seriozisht. Një skuadër me të cilën duhen bërë llogaritë kur bëhet fjalë për fitimin e kampionatit. Falë Mikel Arteta, i cili pas vitesh të ndërlikuara, ka krijuar një skuadër të re, plot talent dhe të aftë për të konkurruar me emrat e mëdhenj. I vetmi hap fals, ai ndaj United, që megjithatë nuk ndikon në kryesimin e renditjes.

Por është dikush që nuk e pëlqen shumë spanjollin. E është njëri që ka qenë shumë i rëndësishëm në Londrën Veriore, Pierre-Emerick Aubameyang. Qendërsulmuesi, aktualisht te Chelsea, ishte sulmuesi i Arsenal kur u largua duke përplasur derën në janar 2022. E gjitha pas kontradiktave me trajnerin. Të dy u përplasën për arsye disiplinore dhe në fund erdhi ndarja konsensuale. Barcelona nxitoi ta merrte në La Liga, por Blues e rikthyen në Premier. Duke folur për lamtumirën e tij me Gunners në kanalin në Instagram A Jeëelers, Aubameyang shpjegoi gjithcka. Sipas tij, kontradiktat me trajnerin, fshehin një situatë më të përgjithshme, që mund t’i krijojë probleme Arsenal, veçanërisht nëse mbërrijnë… kampionë.

HISTORIA

“Barcelona thirri babain tim, e njihnim teknikun Xavi. Më pas më thirrën duke më thënë se kishte një mundësi, sepse kisha probleme me Arsenal. Mund t’i ndihmoja shumë katalanasit, kështu që unë i thashë ok”. Problemet me trajnerin erdhën, sipas gabonezit, nga paaftësia e spanjollit Arteta për të punuar me emrat e mëdhenj… “Ai nuk mund të menaxhojë lojtarë të rëndësishëm apo lojtarë me karakter të fortë. Ai ka nevojë për lojtarë të rinj, që nuk thonë asgjë dhe që vetëm dëgjojnë”. Një sulm i fortë, duke pasur parasysh që Arteta po nxjerr shkëndija me ata të rinj. Në çdo rast, kalendari së shpejti do të ofrojë një mundësi për t’u takuar përsëri. Më 6 nëntor Aubameyang do të përballet me Arsenal në Stamford Bridge. E kush e di nëse spanjolli do të dëshirojë t’i përgjigjet ish-kapitenit të tij…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *