• |
ide | kryesore

Christina Ricci rikthehet në vazhdimin e ” The Addams Family”

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është traileri i dytë i vazhdimir të “The Addams Family”.

Jenna Ortega luan në serialin të drejtuar nga Tim Burton Wednesday, e cila dërgohet në Nevermore Academy pas një incidenti të tmerrshëm. Pas një sërë dukurish të pazakonta, duke përfshirë një tentativë vrasjeje, ajo merret me zbulimet e saj të reja  dhe përpiqet  të zgjidhë misterin që përfshiu prindërit e saj para 25 vitesh.

Traileri prezanton gjithashtu një numër anëtarësh të rinj në familje. Catherine Zeta-Jones dhe Luis Guzman si Morticia dhe Gomez  dhe Fred Armisen si Uncle Feste.

Në fund të klipit  zbulohet rikthimi i Christina Ricci pasi portretizoi vetë personazhin titullar në filmat e Addams të viteve 1990. Në një intervistë  për ‘Variety, Ricci foli për vazhdimin e ri.” Performanca e Jenna Ortega ishte e pabesueshme. Pashë disa nga fotot para se të shkoja në sheshxhirim kështu që e dija si dukej ajo. Ishte aq e ngjashme me origjinalin por më moderne”, u shpreh ajo. Wednesday përbëhet nga tetë episode. Seriali do të transmetohet më 23 nëntor në Netflix./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/08/18/publikohet-fotoja-e-pare-e-aktores-si-morticia-addams/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *