• |
ide | kryesore

Detajet e tjera që fshihen pas shoqërimit të Endrit Dokles

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
endrit dokle



Detaje të reja janë zbuluar lidhur me shoqërimin në policinë e Tiranës mbrëmjen e së shtunës të Endrit Dokles, Gentjan Reçit dhe ndalimin e Fatjon Muratit.

Të tre personat po lëviznin me një automjet të blinduar. Sipas policisë gjatë kontrolleve blic, u ndalua kjo makinë pasi kishte informacione se aty ishte personi i shpallur në kërkim Fatjon Murati. Ky i funditt ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, pasi dyshohej se ishte bashkëpunëtor i Kristian Gjinit i cili u arrestua në korrik të këtij pasi u zbulua një arsenal armësh në Tiranë.

Por Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim policor për t’u marrë në pyetje edhe për masakrën e Fushë-Krujës. Aty ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Policia e Tiranës pas ndalimit mbrëmjen e së shtunës ka marrë në pyetje Muratin për masakrën e Fushë-Krujës. I pranishëm gjatë marrjes në pyetje ka qenë edhe një prokuror i SPAK. Sa i përket shoqërimit të Dokles dhe Gentjan Reçit, policia e Tiranës thotë se shoqërimi i tyre ishte thjesht procedurë pasi gjendeshin me personin tjetër që ishte në kërkim.

Lexo më tej: Dekriptimi i mesazheve/ Si u fut në kurth Ervis Martinaj 

Sipas burimeve nga policia e Tiranës, të siguruara nga gazetari Iglli Çelmeta, Endrit Doklen dhe Gentjan Reçin nuk e kanë marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës. Por, kanë kryer vetëm procedurën e shoqërimit. Siç ndodh në të gjitha rastet kur shoqërohen personat që janë me një të shpallur në kërkim.

Ndërkohë më parë Dokle është marrë në pyetje. Ai është pyetur nga policia e Lezhës dhe prokuroria e Kurbinit lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Dokle ka deklaruar se emrin e tij e ka dëgjuar vetëm në media. Dokle deklaroi se nuk e di as çfarë ka punuar dhe as me çfarë merrej Ervis Martinaj dhe se asnjëherë nuk ka pasur konflikt me të.

Në pyetje më parë për Martinajm janë marrë edhe Gentjan Reçi dhe tre persona nga Nikla dhe Fushë-Kruja. Por pritet të merren në pyetje edhe shumë personazhe të botës së krimit.

Lexo më tej: Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zhvillon kontrolle në Shijak 



1 Comment

  1. KAPNI RECIN SE DOKLEN E KA TE FEJUARIN E MOTRES PLEHRAT KESHTU BEJN KRUSHQI ,GJITH KURBINI E DI SE CFAR KONFLIKTI KAN PAS MARTINAJT ME RECT PARA 2 VJETESH U PLAGOS DJALI XHAXHAIT TE GENTIAN RECIT I BIRI ASAJ QE U KAP NE TURQI ME FLORI TE VJEDH , DMTH MUT RECI KAK MARTINAJT, JAN DISA HAKA QE LAHEN , BABAI GENTIAN RECIT ISH POLIC RRUGOR NUK LINTE NJERI PA I MAR LEK DHE JO PAK PO NGA 200 MIJ LEK SIDOMOS PER VIT TE RI , SI
    DUKET FUNDERRINAT VRASIN NJERI TJETRIN QE TE FITOJ ME I FORTI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *