• |
ide | kryesore

Filmimet e rralla/ Kur nobelistja Annie Ernaux vizitonte Shqipërinë komuniste

-Instant, Kryesore
annie ernaux



Fituesja e çmimit Nobel të sapo shpallur shkrimtarja franceze Annie Eranaux, e njohur për angazhimin e saj social dhe bindjet e saj të majta, ka qenë pjesë e një grupi turistësh që kanë vizituar Shqipërinë komuniste në vitin 1975. Madje jo vetëm kaq, por falë imazheve që ka filmuar me një kamer “Super-8” bashkëshorti i saj i ndjerë, ne kemi mundësi të shohim sot filmimet e asaj që nobelistja ka përjetuar gjysëm shekulli më parë. Dhe kjo si rezultat i një çudie. Njëri nga djemtë e saj, kineast, i ka mbledhur të gjitha arkivat filmike të prindërve dhe ka ndërtuar me to një dokumentar tëkstin e të cilit e bën vetën nobelistja Ernaux.

Kështu, në dokumentarin që u prezantua vitin e shkuar në festivalin e Kanës dhe që do të jetë në kinematë franceze në dhjetorin e ardhshëm, ne qemtojmë edhe rreth 6 minuta nga eksperienca e Annie Ernaux në Shqipërinë e mbyllur hoxhiane. Lapsi.al i ka parë ato fragment për fragment (video poshtë).

Shkrimtarja tregon plot hollësi. Që nga zgjedhja e këtij udhëtimi misterioz, tek fakti që duhej të ndryshonte veshjen në aeroport: “Na detyruam të ndryshojmë veshjet. Na zhveshën nga shenjat e dekadences borgjeze. Gratë hoqën pantallonat dhe veshën fustanet” tregon ajo me zërin e saj” për vendin ku ende “peisazhet nuk ishin defiguruar nga dyndja e betonit”.

Lexo me tej:

Kush është shkrimtarja franceze, Annie Ernaux, që fitoi Nobelin

Cifti udhëton bashkë me 8 turistë të tjerë në Tiranë, Durrës, Butrint dhe nobelistja e ardhshme kalon kohën duke lexuar të vetmin roman që e ka gjetur të përkthyer në frengjisht: “Juga e bardhë” e Jakov Xoxës. Ajo evokon qetësinë e qyteteve pa makina, shpjegon karakteristikat e regjimit shqipëtar, dështimin për ndërtimin e njeriut të ri, dhe pamundësinë për tu takuar me njerëzit e zakonëshëm ndërsa bënin plazh përpara hotel Adriatikut.

“Ne nuk e imagjinonim athere që nga të gjitha statujat e ngritura për lavdinë e regjimit pas 20 vjetësh nuk do të mbetej asgjë” tregon Ernaux e cila përshkraun udhëtimin në Shqipëri krahas atyre në Bashkimin Sovietik dhe në Kilin e Salvador Aliendes.

Ky dokumentar mund të gjendet on line edhe në faqen e tevevizionit franko gjerman ARTE.tv.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Çudi se Elena Kurvadare s’e kishte degjuar ndonjehere edhe pse jetonte ne France bashke me shokun Ismail!!!

  2. Ndërkohë që si emigranti shqiptar, ashtu dhe kushdo tjetër, mund të bëjë verifikimet e veta direkt se sa kohë dhe sa herë del direkt Berisha dhe të tijët në mediat shqiptare. Eshtë fare e lehtë dhe e verifikueshme, por ndoshta Berisha po përgatit një tjetër alibi

  3. Berisha do ishte projekt politik nëse do e niste me diskutimin për ndryshimet kushtetuese të 2008-s, për të cilat siç tha është i vetmi që s’ka folur kurrë.

    “Berisha nuk ka për qëllim të përmbysë pushtetin, por të ruajë monopolin e beut të opozitës. Se në Shqipëri pasurohesh edhe duke ndenjur në opozitë.

  4. Pse nuk shkruani per protesten madheshtore ne elbasan nga spiuni komunist salih metaj dhe per letren e kujtim gjuzit derguar amerikes per non gratan e salihut,media e shitur te rama e sorosi

  5. Më sillni një snajper”/ Anëtarja e “Rithemelimit”, revoltohet me kryeministrin: E heq nëna qafe, ta vras

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *