• |
ide | kryesore

FMN: Amnistia Fiskale dëmton moralin tatimor, duket si kartë për evazorët

-Instant, Lajme, Të fundit
FMN-konference, amnistia fiskale



Amnistia dëmton moralin tatimor dhe duket si një kartë për të favorizuar evazorët, pasi përfshin një falje të konsiderueshme. Kjo ishte deklarata e shefes së misionit të FMN-së, Yan Sun, në një konferencë për median në kuadër të rishikimit të Programit me Shqipërinë.

“Ne shqyrtuam ligjin e propozuar për amnistinë fiskale të nxjerrë për konsultim publik në qershor. Projektligji ka të ngjarë të dëmtojë moralin tatimor. Amnistia fiskale mund të konsiderohet si një kartë “dalje nga burgu” për shmangësit e mëdhenj të taksave. Kjo sepse përfshin një falje të konsiderueshme të taksave, përveç heqjes së plotë të interesit dhe gjobave dhe dhënies së imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i mëtejshëm nga forcat e zbatimit të ligjit për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen. Qeveria duhet të ndryshojë amnistinë fiskale me një program deklarimi vullnetar (PDV). Ky i fundit nuk i përjashton nga të gjitha detyrimet tatimore” tha zonja Sun.

Sejko: Duhet angazhim i përbashkët për të shmangur efektet e inflacionit të lartë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv. Ai tha  se inflacioni mbetet kërcënim kryesor për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit. Sejko tha se, inflacioni në gusht arriti në 8%.

“Projeksionet tona për të ardhmen sugjerojnë që inflacioni do mbetet i lartë dhe gjatë 2-3 muajve në vijim. Më tej stabilizimi i tregjeve do të sjellin një reduktim të inflacionit. Ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet. Rritja ekonomike do vijojë të përfitojë nga stabiliteti i përgjithshëm, bilancet e shëndosha të familjeve dhe bizneseve si dhe mbështetja me kredi nga sektori bankar. Sektori bankar në Shqipëri i shëndetshëm dhe likuid”, deklaroi Sejko.

Ai tha se, Banka e Shqipërisë është angazhuar në normalizimin gradual të politikës monetare. Ky normalizim është një proces simetrik me atë të bankave qendrore, në rajon dhe në botë. Edhe ato po përballen me fenomenin e inflacionit të lartë. Ai nënkupton një rritje progresive të normës bazë të interesit, duke ndryshuar gradualisht natyrën e qëndrimit të politikës monetare, nga pozicioni aktual, i cili ka qenë dhe mbetet stimulues, drejt një pozicioni më neutral që ofron një mbështetje më të qëndrueshme për rritjen afatgjatë të vendit.

Sejko tha se inflacioni do të vijojë të mbetet në nivele të larta edhe gjatë dy tremujorëve në vijim. Më tej, stabilizimi i çmimeve në tregjet e huaja dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare do të induktojnë një reduktim progresiv të inflacionit, deri në kthimin e tij në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.

Ibrahimaj: Borxhi publik poshtë 70% më 2022

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha sot se gjasat për recesion të ekonomisë sonë vitin e ardhshëm duken të ulëta, por se do të jemi vigjilentë për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatjeje. Ajo tha se borxhi publik këtë vit do të jetë poshtë 70% e PBB. Sipas saj, deficiti buxhetor do të jetë më pak se 3% e PBB, pra me ulje nga plani i fillimit të vitit.

MF ka parashikuar të rrisë projeksionin në 3.7% nga 3.2% që ishte për rritjen ekonomike. Nëse ndodh një skenar i plotë recesioni në vendet partnere të BE-së, ndoshta dhe rritja e vitit të ardhshëm mund të jetë me ulët se 2%. Balanca totale e risqeve anon më tepër në kahun negativ.

“Goditja globale nga kahu i ofertës sigurisht që ka pasur dhe do ketë një ndikim negativ në ekonominë tonë. Deri tani ekonomia e ka përballuar mirë. Rritja ekonomike në gjysmën e parë 2022 4.2%./ Monitor



6 Comments

  1. Po thoni troc, pse i bini me terma lesbike! Eshte thjesht pune hajduterie. Duan te pastrojne parate qe kane fituar cunat ne mergim, me pune parakrahu.

  2. Behet me shume per te legjitimuar vjedhjen galopante te taksave qe kane paguar shqiperaret keto 10 vite. Shume e qarte, ndryshe i pret birruca te gjithe qeveritaret lokal dhe qendror nese do kete ndonjeher shtet e drejtesi.

  3. Do dalin argatet e KM do thone “e do populli shqiptar”! Nuk pastrohen vetem para krimi por edhe korrupsioni ne sa me shume familjar. SHBA 🇺🇸 total failure me drogaxhiun qe qeveris duke ju hedhur balte surratit e syve 😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *