• |
ide | kryesore

Kontrollohen disa banesa në Shijak për Ervis Martinajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ervis martinajn



Dalin në dritë detaje të reja nga hetimet për Ervis Martinajn. Misteri i zhdukjes së tij, përveçse ka futur në hall policinë ka shkaktuar edhe përplasje mes institucioneve.

BW raportoi këtë të hënë se Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar leje për të kontrolluar disa banesa në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar. Sipas të njëjtave burime, Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se nuk ka prova bindëse.

Pas kësaj prokuroria e ka apeluar vendimin në Tiranë. Më pas kërkesa është pranuar nga Apeli. Gazetarja Klodiana Lala zbuloi se vendimi është mbajtur në sekret të plotë në një dhomë këshillimi mes gjyqtarëve.

Ajo tha se pas vendimit të gjykatës është kryer edhe kontrolli i banesave në Shijak. Synimi ka qenë të gjenden prova biologjike në banesat ku dyshohet se Martinaj ka qëndruar për herë të fundit. Aksioni është kryer nga forcat e FNSH-së, por në znë kanë qëndruar edhe forcat RENEA.

Nuk dihet nëse ky operacion ka pasur rezultate. Fati për Ervis Martinajn vijon të mbetet mister që prej datës 3 gusht. Që prej atij momenti kur familjarët bënë denoncimin, ai rezulton i zhdukur. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *