• |
ide | kryesore

Shqiptarët po varfërohen e po ikin, ministrja Ibrahimaj flet për rritje ekonomike: Edhe papunësia është ulur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se ekonomia shqiptare e ka përballuar relativisht mirë goditjen globale nga kahu i ofertës për furnizimin me energji dhe mallrat të tjerë bazë, shkaktuar nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Ibrahimaj zhvilloi sot një konferencë për shtyp me misionin e FMN-së i kryesuar nga Yan Sun i cili vizitoi Shqipërinë për 2 javë, ku diskutoi me autoritetet shqiptare, në kuadrin e Artikullit të Katërt të marrëveshjes së vendeve anëtare të FMN. Në konferencë ishte i pranishëm edhe Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko.

”Rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2022 ishte relativisht e fortë, 4.2%, e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi dhe investimet, si dhe kërkesa e huaj neto. Nga pikëpamja e ofertës agregate, rritja gjatë gjysmës së parë ka qenë me bazë të gjerë, ku pothuajse të gjithë sektorët kryesorë të ofertës kanë performuar me rritje pozitive. Papunësia gjatë gjysmës së parë të vitit u ul më tej në 11.3%, ndërkohë që punësimi u rrit me rreth 4.3% nga viti në vit”, tha ministrja Ibrahimaj.

Lidhur me zhvillimet në pozicionin e jashtëm, gjatë gjysmës së parë të këtij viti, Ibrahimaj theksoi se deficiti i llogarisë korente u ngushtua me rreth 10% nga viti në vit, si pasojë e rritjes së fortë të eksporteve të mallrave dhe shërbimeve si dhe të remitancave.

“Gjithashtu një rritje prej rreth 35% është shënuar edhe në flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte. Kursi i këmbimit të lekut kundrejt valutave kryesore në përgjithësi ka qenë mjaft i qëndrueshëm, ndërkohë që luhatja (zhvlerësimi ose mbiçmimi) ndaj monedhave të ndryshme ka reflektuar kryesisht konjukturat ndërkombëtare të tregut valutor. Aktualisht, leku është nënçmuar ndaj dollarit amerikan me rreth 8% dhe është mbiçmuar ndaj euros me rreth 4% që nga fundi i vitit të kaluar”, u shpreh ajo.

Ministrja theksoi se në tremujorin e tretë, ekonomia mund të ketë performuar me një ritëm rritjeje konsiderueshëm më të lartë se tremujori i dytë ndikuar nga aktiviteti turistik.

“Duhet të shohim se si do të zhvillohet tremujori i katërt. Pritjet për rritjen ekonomike në tremujorin e katërt mbeten të rrethuara nga pasiguri më të larta, kryesisht në varësi sesi do të shkojnë zhvillimet ekonomike ndërkombëtare. Një ngadalësim i rritjes ekonomike ka të ngjarë të ndodhë për tremujorin e fundit për shkak të pasigurive të ngritura, gërryerjes së të ardhurave reale prej inflacionit dhe shtrëngimit të kushteve financiare”, tha ajo.

Në këtë kuadër, ministrja vlerësoi se është rishikuar disi për lart projeksioni për rritjen ekonomike, në 3.7%, nga 3.2% që parashikonim në fillim të luftës

“Për sa i përket rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm, ne kemi rishikuar për poshtë parashikimin tonë të skenarit bazë në 2.6%, nga 3.9% që kishim më parë. Megjithatë, nëse ndodh skenari i një “recesioni të plotë” të një pjese të ekonomive kryesore të BE-së (pra, jo vetëm thjeshtë “një recesion teknik”, i cili është faktorizuar tashmë në skenarin tonë bazë), ndoshta rritja vitin e ardhshëm mund të jetë më e ulët se 2%. Në të njëjtën kohë ka edhe risqe pozitive që mund të çojnë në një rritje prej mbi 3%, ndonëse deri më tani balanca totale e risqeve anon më tepër në kahun e poshtëm. Ndërkohë, mendojmë se gjasat për një recesion të ekonomisë sonë gjatë vitit të ardhshëm, aktualisht duken shumë të ulëta, edhe nëse një pjesë e ekonomive të BE-së apo edhe më gjerë do hynin në një recesion të plotë. Megjithatë, ne jemi vigjilentë për çdo skenar dhe kemi plane alternative përshtatje edhe në rast të përballjes me skenarë pesimistë”, deklaroi Ibrahimaj.



6 Comments

  1. Mbasi “punesuan” 300 mije mandatin e pare sipas premtimit te palloshit . Meqenese punet vajten”vaj” mandatin e pare pse nuk i fusim edhe 150 mije te punesuar kete mandat tha jevgjiti i gjirokastres ? Ashtu u tha ae ashtu u be . Tani vjen edhe kjo shurra duke i vene kapak mutit te rilindjes , e na thote se kemi ulur papunesine ne nje vend ku skamja dhe largimet nga vendi po bejne kerdine . Ky vend ka marre fund dhe e para pas palloshit qe e dine je ti oj idiote .

  2. “Republika Vak-Vak-Vak” ka qene nje liber i bukur per femije pas vitit 1975.
    Te gjithe prinderit e blene per bijte e tyre, ndaj akoma e kujtoj me buzeqeshje ate bote rosash e rosakesh plot humor.

    Thone se letersia i paraprin realitetit, ndaj ne sot, bashke me mavite po shijojme kete lloj Republike.

  3. Nuk ka faj kjo eshte -QORRE-nuk shikon se per te degjuar kane pjerdhur me kohe keta -Ridhjerasit.-

  4. Thone se qe kur u divorcua pi dy viza ne dite. Prandaj eshte e mpire komplet, vetem seksi fuqishem e shkund kete hajvane po kjo as nuk ta ngref

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *