• |
ide | kryesore

SPAK ankimon vendimin e gjykatës për Alqi Bllakon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bllako, spak



Prokuroria e Posaçme, SPAK ka ankimuar këtë të hënë vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon. GJKKO e liroi nga qelia tre ditë më parë ish-deputetin e Partisë Socialiste të arrestuar për aferën e inceneratorëve.

GJKKO pranoi kërkesën e Bllakos për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. SPAK kundërshton.

Lexo më tej: Alqi Bllako jashtë burgut/ Heshtja i jep lirinë, por jo pafajësinë 

Avokati i ish-deputetit socialist, Sokol Hazizaj pati argumentuar para gjykatës se është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe se Alqi Bllako për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat ti shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor ndaj tij.

Ndër të tjera avokati ka theksuar se gjendja e familjes së tij është e rënduar. Bllako është baba i 2 fëmijëve 2 vjeç dhe një fëmije 7 vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe. Opozita me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën reaguan ashpër ndaj vendimit.

Lexo më tej: Lirohet nga burgi ish-deputeti i PS, Alqi Bllako 

Lexo më tej: ‘Korrektësia’ e qeverisë ndaj inceneratorëve, e pazakontë 

Lexo më tej: INSTAT: Vetëm 2% e mbetjeve u trajtuan nga inceneratorët më 2021 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *