• |
ide | kryesore

Sulmi në Krime, palët shkëmbejnë akuza

-Instant, Arkiva, Planet
krime



Presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se shpërthimi në urën kyçe që lidh Krimenë me Rusinë ishte një akt terrorist, i planifikuar sipas tij nga shërbimet speciale të Ukrainës. Ura në Krime ka rol të madh për infrastrukturën dhe logjistikën ruse të luftës.

“Nuk ka asnjë dyshim. Ky është një akt terrorizmi që synon të shkatërrojë infrastrukturën e rëndësishme civile,” tha Putin.

Putin është takuar me kreun e Komisionit Hetimor, Alexander Bastrykin, i cili i ka paraqitur përfundimin e hetimeve të kryera për shpërthimin në urë.

Ura, e inauguruar nga vetë Putini në vitin 2018, përdorej gjithashtu për të furnizuar ushtarët rusë që luftojnë në Ukrainë.

Mykhailo Podoliak, këshilltar i presidentit ukrainas, me postimin e tij në Twitter hedh poshtë pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin për shkatërrimin e urës që lidh Rusinë me Krimenë.

Kievi ka reaguar pas deklaratave të presidentit rus se Ukraina ka kryer një akt terrorist.

“Putini akuzon Ukrainën për terrorizëm? Tingëllon shumë cinike, edhe për Rusinë. Në më pak se 24 orë, avionët rusë goditën një zonë të banuar në Zaporizhia me 12 raketa, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur mbi 50. Këtu është vetëm një shtet terrorist dhe e gjithë bota e di se kush është”. Kështu shkruan Podoliak në mesazhin e tij.

Lexo më tej: Profil/ Rrugëtimi i Putin nga premtimi për paqe tek kërcënimi bërdhamor 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *