• |
ide | kryesore

Tiranë, gjenden granata e kapsolla detonatore në parkingun e një lokali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



4 granata dhe dy kapsolla detonatore janë gjetur mesditën e sotme në parkingun e një lokali në Kombinat.

Burime zyrtare të policisë thanë se granatat e kapsollat detonatore u gjetën në parkingun e një lokali në rrugën “Besim Alla”.

Mësohet se ishte stafi i lokalit që konstatoi praninë e tyre në parking, të cilat ndodheshin brenda një qeseje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *