• |
ide | kryesore

Vritet 16-vjeçarja iraniane që dogji hixhabin

Arkiva
iraniane



Videot e postuara në internet kanë treguar momentet e fundit të një adoleshenteje iraniane. “Ajo ishte duke protestuar disa orë para vdekjes së saj”, – tha nëna e saj për BBC Persian.

Nika Shakarami, 16 vjeç u filmua duke qëndruar mbi një kosh duke djegur shaminë e saj në Teheran më 20 shtator. Rreth saj ka protestues të tjerë që brohorasin parulla kundër Republikës Islamike.

Pak orë më vonë vajza u zhduk. Ajo i kishte rrëfyer një shokut të saj se po ndiqej nga policia. Nëna e saj, Nasrin, mohoi se ishte vajza e saj në një video të kamerave të sigurisë të publikuar nga zyrtarët që mbështesin pretendimin se vdekja e saj nuk ishte e lidhur me protestat e asaj dite.

Zonja Shakarami akuzoi forcat e sigurisë për vrasjen e vajzës së saj. në krahun tjetër zyrtarët thanë se ajo vdiq pasi u hodh nga një ndërtesë që ishte në ndërtim e sipër.

Manipulimi i protestave

Nëna e vajzës tha se motra e saj Atash dhe vëllai Mohsen ishin detyruar të bënin deklarata të rreme për vdekjen e Nikës teksa ishin mbajtur në paraburgim. “Ata i kërcënuan se do të arrestonin edhe fëmijën 4-vjeçar të vëllait tim”, – tha ajo.

Mohsen u shfaq në TV duke folur kundër protestave. Dikush jashtë kamerës i pëshpërste: “Thuaje, o i poshtër!” Ndërsa Atash u pa duke thënë se “Nika humbi jetën duke rënë nga një ndërtesë”. Ata u lanë të lirë pas deklaratave.

Nika Shakarami

Familja e Nikës tha se e gjeti trupin e saj në morg 10 ditë pasi ajo u zhduk. Zyrtarët i lejuan ta shihnin fytyrën e saj vetëm për disa sekonda për ta identifikuar. “Ashtu si Nika, unë kam qenë kundër hixhabit të detyrueshëm që kur isha fëmijë. Por brezi im nuk ishte aq i guximshëm për të protestuar” – tha nëna e vajzës. Shumë fëmijë të tjerë janë arrestuar dhe po mbahen në qendrat e paraburgimit. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *