• |
ide | kryesore

Lëviznin me armë në makinë, 2 të arrestuar në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit
policia, Mat



Redi Hoxha, 36 vjeç, dhe Alban Begeja, 42 vjeç u arrestuan nga policia e Tiranës. Ata janë kapur duke udhëtuar me pistoleta në makinë. Forcat ‘Shqiponja’ në afërsi të rrethit të Selitës, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Redi Hoxhën dhe pasagjer shtetasin Alban Begejën. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta. Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare.

Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *