• |
ide | kryesore

Libani dhe Izraeli pranë marrëveshjes ‘historike’

-Instant, Arkiva, Planet
historike



Negociatat intensive mes Libanit dhe Izraelit për demarkacionin e kufirit detar po shkojnë drejt një rezultati pozitiv. Të dy vendet janë afër një marrëveshjeje historike e cila do të lejojë heqjen e pengesave për shfrytëzimin e depozitave hidrokarbure në Mesdheun Lindor.

Libani dhe Izraeli janë zyrtarisht në luftë për një mosmarrëveshje kufitare, ndonëse prej dy vitesh ka një ndërmjetësim nga SHBA.

Bisedimet kanë vazhduar ditët e fundit. Sot, Izraeli njoftoi se kishte marrë një përgjigje pozitive për shqetësimet e tij në lidhje me amendamentet e Libanit.

“Të gjitha kërkesat tona janë pranuar, ndryshimet që kemi kërkuar janë bërë. Ne kemi siguruar interesat e sigurisë së Izraelit, jemi në rrugën e një marrëveshjeje historike ”, tha Eyal Hulata , këshilltar për sigurinë kombëtare i kryeministrit izraelit Yair Lapid.

Më pas, një zyrtar i lartë libanez i përfshirë në negociata theksoi se Bejruti kishte pranuar propozimin përfundimtar të ndërmjetësit amerikan. Propozim i cili “përfshin shumicën e kërkesave ose propozimeve të Libanit”.

Propozimi përfundimtar i ndërmjetësit amerikan do t’i jepet gjatë ditës presidentit libanez Michel Aoun, sipas të njëjtit burim.

Lexo më tej: Pse “Revolucioni i grave” i Iranit mund të jetë një moment si Muri i Berlinit 

Lexo më tej: Bombardohet Ukraina, Zelensky: Putin po përdor dronët “Shahed” që mori nga Irani 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *