• |
ide | kryesore

Lubonja: Problemi i koalicionit opozitar dhe primareve të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka analizuar situatën brenda PD-së. Në fokus janë ftesat për bisedime për t’u bashkuar dhe për të dalë me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale. Lubonja pohoi figurativisht se “anija është batuar keq” me këtë maxhorancë. Ai sugjeroi se që të ruhet demokracia, opozita duhet të dalë e gjitha në krahun tjetër që të ketë balancim.

“Unë e kam shtruar problemin kështu në parim. Anija në mënyrë figurative me këtë maxhorancë është batuar keqas në një anë, të demokracisë dhe jo vetëm. Që në balancohet anija, duhet që forcat mundësisht maksimalisht të dalin në krahun tjetër, që është krahu opozitar. Ka një pjesë që thotë: “Rrimë larg ndaj dy palëve”. Por, kur rri në mes, nuk ndikon. Ndaj them se forcat opozitare duhet të dalin në krahun tjetër. Do dalin të gjithë bashkë me PD? S’jam për këtë tezë.

Duhet të jenë të bashkuar për të qenë në atë krah, por jo të thithur nga PD për t’u përdorur, për të marrë ndonjë copë. Edhe forcat që janë forca opozitare, individë opozitarë, por që nuk janë pjesë e PD duhet të futen në të.  Këtu është momenti se sa aftësi kanë politikanët tanë, Berisha, Meta, Alibeaj, për të kuptuar këtë problem për të dalë në një krah. Duhet të kuptojnë këtë rrezik dhe të bashkohen në një koalicion, por me fraksione”, – tha Lubonja në emisionin “Open” në News 24.

LEXO EDHE: Lubonja: Mësimi që na dha fitorja e Melonit në Itali

Lubonja ka bërë edhe një koment për nismën e primareve në PD.

“Mendoj se duhet një krijimtari e re. Gjëra që nuk kanë ndodhur në Shqipëri. Nëse duhet bashkimi, edhe çështja e emërimit të kandidatëve duhet të ishte proces. Bashkohesh në një tryezë me përfaqësuesit, të gjithë ata që pranojnë të hyjnë tek ky front.
Aty pastaj debatet duhet të ishin që do t’i afronin me emra kandidatësh të pranuar nga të gjithë. Me primaret imponohet më i forti dhe të tjerët të thithen brenda asaj. Berisha që është më i fuqishëm, futesh në ombrellën e tij dhe e forcon. Primaret nuk ndihmojnë sepse nuk i lihet zë.

Tani u bënë zgjedhjet në Itali. Fryma ishte, e djathta kishte koalicion të fortë të konsoliduar. E majta kërkonte një koalicion, por nuk hynë brenda një partie. Kishte qasje të ndryshme. Kishte një gjë që i bashkonte: “Të mos lëmë të djathtën të vijë në pushtet”. Tek ne mund të bëhet “mos lëmë Ramën të rrijë akoma”. Kandidati i përbashkët mund të dilte më kollaj me miratimin e të gjithëve. Po u bë me primare ku janë të gjithë bashkë prapë kryesori është Berisha” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Lobonja ndaje mendjen je me Berishen udheheqes apo kunde Berishes. Si do qe ta analizosh ti Berisha vetem i vdekur iken nga karikja e PD

  2. Mamurrasi do shpallet Republike autonome si San Marino ne Itali te cilen do ta administrojne naziskinet e mamurrasit me molotov ne dore qe dogjen deren e kryeministrise nen drejtimin e Muli horrit dhe Sahit dollap tritolit.
    e dyta Lazarati do shpallet Republike me president Muli horrin i cili menjehere do marre ne kabinet kengetaren tallava Greta Koci nga rruga drejtore kulture per ti bere fresk ne pushimin e drekes kur Muli te numeronte leket qe vijne nga Republika e Lazaratit.Salihu do jete aty ne pd dhe kur te vdese fizikisht nje bust me dy gishtat

  3. O Lubonja je me primaret apo jo? Siç mendon të mblidhen bashkë e të dalin me një kandidat bohet pazar Miloti pastaj.Kush ka b…ë të dali në primare. Të fitojë ai që gëzon përkrahje e që është intelektual ,profesionist e politikan race.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *