• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea e arbitri ‘groposin’ Milan në Champions: Real Madrid eviton turpërimin, PSG e Benfica ndajnë pikët

-Instant, F1, Sport, Video
Milan



Shumë barazime e pak surpriza në ndeshjen e raundit të katërt në grupet e Champions League. Manchester City është skuadra e parë që kualifikohet në fazën e 1/8. Guardiola mori vetëm një 0-0 në Kopenhagen, por barazimit 1-1 mes Borussia Dortmund dhe Sevilla i kalon më tej anglezët. Milan i dorëzohet Chelsea dhe arbitrit, duke u mundur 0-2 në San Siro me një lojtar më pak. Po 1-1 edhe në ndeshjen tjetër të grupit Dinamo Zagreb-Salzburg. Në grupin e Juves përfundon 1-1 mes Psg dhe Benfica, me skuadrat që shkojnë në tetë pikë. Real Madridi shpëton, me barazimin 1-1 me Shakhtarin, në minutën e 95-të.

Lexo më tej: Video/ Maccabi fundos Juventus, eliminimi pothuaj i sigurtë: City ‘ngec’ në Kopenhagen

GRUPI E

Milan humbet 2-0 në shtëpi ndaj Chelsea dhe e pa të komplikuar rrugën drejt kualifikimit. Episodi kyç i ndeshjes në San Siro u shënua në minutën e 18′. Mount i shmanget Tomori, që e frenon disi anglezin, duke lehtësuar bllokimin e Tatarusanu. Gjyqtari Siebert akordoi penalltinë dhe përjashtoi anglo-kanadezin. Vendim vërtet i rëndë që zemëroi kuqezinjtë. Giroud me kokë nuk arriti të barazojë në minutën e 27-të. Më pas Aubameyang dyfishoi rezultatin në minutën e 34-të. Në pjesën e dytë Tatarusanu shmangu trisin e gobonezit. Lajmi i mirë i mbrëmjes për Milan ishte se ndeshja mes Dinamo Zagreb dhe Salzburg përfundoi në barazim.

Barazim 1-1 mes Dinamo Zagreb dhe Salzburg, me austriakët në vendin e dytë me gjashtë pikë dhe kroatët në kuotën katër, në barazim me kuqezinjtë. Kryeson Chelsea me 7 pikë. Përgjigje e kundërpërgjigje në pjesën e parë me miqtë në avantazh falë Seiëald në minutën e 12′. Barazimi kroat erdhi në minutën e 40 nga Ljubicic. Në pjesën e dytë Dinamo tentoi të përmbysë rezultatin, por Salzburg mbrojti me rregull një barazim të çmuar.

GRUPI F

Barazim në sekondën e fundit për Real Madrid ndaj Shakhtar Donetsk. 1-1 dhe Ancelotti është gjithmonë i pari me 10 pikë, një hap larg raundit të dytë. Në fushën neutrale në Varshavë, Shakhtar kaloi në epërsi ndaj kampionëve në fuqi të Evropës. Golin vendimtar, vetëm pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, e realizoi me një goditje me kokë Zubkov. Megjithatë, dhjetë sekonda nga fundi, Rudiger ngrihet më lart se të gjithjë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Mbrojtësi pësoi edhe një goditje të fortë në fytyrë nga portieri ukrainas dhe u largua nga fusha me maskë gjaku.

Në Glasgow përfundoi 0-2 mes Celtic dhe Leipzig. Ekuilibër maksimal dhe luftim deri në minutën e 75-të, kur Werner u kujdes t’u japë avantazhin gjermanëve. Në këtë moment Celtic shtyu përpara dhe Forsberg mbyll llogaritë pesë minuta nga fundi.

GRUPI G

Pavarësisht barazimit në Kopenhagen, Manchester City bëhet skuadra e parë e kualifikuar në 1/8. Kjo sepse në ndeshjen tjetër të grupit mbyllet 1-1 mes Borussia Dortmund dhe Sevilla. Nianzou kaloi përpara andaluzianët në minutën e 18-të, Bellingham mendoi të rikthente barazinë. Gjermanët janë të dytët me 7 pikë, Sevilla është mbrapa me vetëm 2 pikë si Kopenhagen.

GRUPI H

Në grupin e Juventusit, Psg dhe Benfica u ngjitën të dyja me tetë pikë, pas barazimit 1-1 në Paris. Bardhezinjtë dhe Maccabi janë shumë mbrapa me vetëm 3. PSG kaloi përpara me një penallti të Mbappe në minutën e 40′. Por në minutën e 62′ erdhi reagimi i Benficas, me ish-interistin Joao Mario që nënshkroi 1-1. Pa Messi, të dëmtuar, ishte edhe njëherë fenomeni francez që shënoi pak minuta nga fundi, por arbitri e anuloi duke i lënë skuadrat me nga një pikë.

Champions League Group E
AC Milan 0-2 Chelsea
Dinamo Zagreb 1-1 FC Salzburg
Champions League Group F
Celtic 0-2 RB Leipzig
Shakhtar Donetsk 1-1 Real Madrid
Champions League Group G
FC Copenhagen 0-0 Manchester City
Borussia Dortmund 1-1 Sevilla
Champions League Group H
Maccabi Haifa 2-0 Juventus
Paris Saint-Germain 1-1 Benfica



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *