• |
ide | kryesore

Misteri i takimit 3-orësh mes Ramës dhe Erdogan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama erdogan misteri



Nuk kanë kaluar as 2 muaj dhe kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sërish drejt Ankarasë. Kreu i qeverisë shqiptare është shfaqur papritur në një takim me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Takimi i mbuluar nga misteri është duke u mbajtur në kompleksin presidencial në Ankara.

Asnjë nga zyrat e shtypit nuk dhanë detaje për atë që është folur në takimin me dyer të mbyllura. Agjencia “Anadoly” shkruan se biseda ka zgjatur rreth 3 orë. Misteri dhe hamendësimet për takimin janë të shumta.

Së pari mendohet se një çështje që mund të jetë shtruar për diskutim është marrja e dronëve Bayraktar nga Turqia. Kryeministri Rama tha pak ditë më parë se vendi ynë do të pajiset me 6 të tillë të armatosur. Një tjetër temë që me siguri kreu i shtetit turk nuk e ka shmangur është çështja e “gylenistëve”.

Këtë herë Rama shkon me “kokën lart” të miku i tij. Kjo, pasi pak kohë më parë arriti t’i vërë drynin njërës prej shkollave që i përkasin këtij rrjeti në Tiranë. Kolegji i vajzave “Mehmet Akif” dhe një çerdhe u mbyllën. Duket se një nga detyrat që Erdogan la në Tiranë gjatë vizitës së fundit është përmbushur. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Shtëpia e shqiptarit, e Erdoganit e zotit apo e djallit?


8 Comments

  1. Shpenzon dhe vetem shpenzon $$$$$$$$$$$$ nga taksat e Shqipetareve te varfer ku 💩💩💩

    1. Ore a je ne metro ti apo cfare? Erdogani po te mban ushtrine gati me te gjitha shpenzimet, te nderton apartamente pas termetit falas, spital falas ne Fier, xhami falas ne Tirane, i rri shkerdhatave Greke mbi koke (na e kishin bere bene ne 1997, e Turqia i ndaloi), Rama udheton me avionin presidencial qe fali Erdogani pasi mori dhurate nje tjeter nga Katari per vete, e ku di cfare tjeter e ti thua po harxhon paret tona Rama?
      Po ai ndoshta me kete udhetim do i sjelle falas ato 6 dronat qe bejne miliona.
      E kam fjalen qe Rama ka plot kusure, e ska nevoje ti veshim kusure te tjera qe nuk i ka.

  2. Vizita e Rames ne Turqi, e panjoftuar nga zyra e shtypit dhe Ministria e Jashtme duket si perpjekje per te zbutur “luanin e Bosforit” pas mbylljes se shkolles dhe kopshtit te shpallur armiqore nga Erdogani.

    Nderkaq sot ne Tirane ish Kryeministri italian Massimo D’Alema u prit nga Kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj.

    Te jete vizita e Rames ne Turqi e zgjedhur per te shmangur nje figure te se majtes italiane, pikerisht ne kohen kur me deklaratat per kontrabande vaksinash hodhi zjarr ne politiken e vendit fqinje, madje tek e majta?!

    1. Mamurrasi do shpallet Republike autonome si San Marino ne Itali te cilen do ta administrojne naziskinet e mamurrasit me molotov ne dore qe dogjen deren e kryeministrise nen drejtimin e Muli horrit dhe Sahit dollap tritolit.
      e dyta Lazarati do shpallet Republike me president Muli horrin i cili menjehere do marre ne kabinet kengetaren tallava Greta Koci nga rruga drejtore kulture per ti bere fresk ne pushimin e drekes kur Muli te numeronte leket qe vijne nga Republika e Lazaratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *