• |
ide | kryesore

NASA arrin të ndyshojë trajektoren e një asteroidi

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet
nasa



Agjencia Amerikane e Hapësirës thotë se përpjekja e saj për të devijuar rrugën e një asteroidi ishte e suksesshme. Shkencëtarët e NASA kanë konfirmuar se orbita e një shkëmbi hapësinor 160 metra të gjerë, të njohur si Dimorphos, u ndryshua kur sonda Dart e goditi atë muajin e kaluar.

Studiuesit arritën në përfundimin pasi bënë matje duke përdorur një sërë teleskopësh hapësinorë. Misioni ishte test për një strategji të mundshme për të mbrojtur Tokën kundër objekteve kërcënuese. Kjo dëshmoi se një ide e tillë mund të funksionojë. Kushti është operacioni të kryhej në fazën e hershme. Por, edhe objektivi të mos ishte tepër masiv.

“Ky mision tregon se NASA po përpiqet të jetë gati për çdo gjë që na sjell Universi. Unë besoj se Nasa ka dëshmuar se është serioze si mbrojtëse e planetit”, – tha administratori i agjencisë Bill Nelson. Eksperimenti u zhvillua rreth 11 milion km nga Toka.

Anija kozmike Dart peshonte 750 kg. Shkëmbi hapësinor po rrotullohet rreth një objekti shumë më të madh (780 m të gjerë) të quajtur Didymos. Provat e reja tregojnë se shkëmbi ka ndryshuar orbitën. ©LAPSI.al

LEXONI EDHE: Zbulimi befasues i NASA/ Gjenden molekula organike në Mars

FOTO/ NASA nxjerr për herë të parë pamje me ngjyra të Universit

Një portë në Mars/ Fotoja e NASA çmend internetin

Infographic. Infographic

Dimorphos



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *