• |
ide | kryesore

Nisin negociatat brenda PD, Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
paloka bardhi



Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka zbuluar detaje nga negociatat brenda PD. Bisedimet nisën pas ftesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për të dalë me një kandidat të vetëm për zgjedhjet lokale. Teksa komentonte “negociatat” mes grupit të Alibeajt dhe të Berishës, Çupi deklaroi se Gazment Bardhi dhe Edi Paloka kanë diskutuar lidhur me këtë çështje. Por deputetja e PD-së nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me bisedimet.

Në një intervistë për Ora News, ajo u shpreh se Paloka ndodhet jashtë vendit dhe në momentin që do të kthehet, do të ulet për të komunikuar me Bardhin për të finalizuar atë që duan demokratët, të dalin me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.

“Iu përgjigjëm ftesës së Berishës për një kandidat të vetëm në zgjedhje. Nuk mund të bëhen diskutime me gjithë grupin, por do të kemi një përfaqësues. Në mënyrë unanime është mandatuar Gazment Bardhi.

Unë e di se Paloka dhe Bardhi kanë komunikuar ditën e sotme, edhe pse Paloka është jashtë vendit. Sapo ai të kthehet do të ulen për të finalizuar atë që të gjithë demokratët duan; për të dalë në zgjedhje me një kandidat të vetëm” – tha Çupi. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Është me e mir ajo partia që ndërrojnë gratë me njëri tjetrin dhe është kthyer në fabrik kriminelësh dhe hajdutësh ????

  2. Ne politike kemi njerez qe sjane te afte as te kuptojne se ku jane, kush jane e çfare duan! Nje mungese koherence politike apsolute, nje moral politik ordiner. Njerez refuzoni kete klase politike!

  3. Mamurrasi do shpallet Republike autonome si San Marino ne Itali te cilen do ta administrojne naziskinet e mamurrasit me molotov ne dore qe dogjen deren e kryeministrise nen drejtimin e Muli horrit dhe Sahit dollap tritolit.
    e dyta Lazarati do shpallet Republike me president Muli horrin i cili menjehere do marre ne kabinet kengetaren tallava Greta Koci nga rruga drejtore kulture per ti bere fresk ne pushimin e drekes kur Muli te numeronte leket qe vijne nga Republika e Lazaratit. Ku ne halene e shqupit kane komunikuar

  4. Vetëm se kanë ca deputetë pa integritet me vete të detyrojnë të bashkëpunoj me një bythqire si Bardhi. Në pastë vota Bardhi me shokë u bëftë nami, por ata s’kanë as votat e shokëve të tyre

    1. Berisha me lëvizjen e primareve i kapur keq Bashistet.Skane ka ta lujne sumen.O do bashkohen e të shpresojnë në primaret o do ndahen e të formojnë formacion tjetër e të mos kenë karrierë më.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *