• |
ide | kryesore

Progres-raporti, KE: Mali i Zi doli nga rruga e BE-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Evropian në draft-raportin e tij për Malin e Zi thotë se Podgorica zyrtare i ka ikur agjendës të politikave të Bashkimit Evropian duke kritikuar qeveritë dhe parlamentin në kabinetet Zdravko Krivokapiç dhe Dritan Abazoviç.

Në draft-raport theksohet se nuk është bërë asnjë progres në lidhje me reformën gjithëpërfshirëse të kuadrit ligjor dhe institucional zgjedhor, duke përfshirë rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Sipas ekspertëve të Komisionit, Qeveritë e Malit të Zi dhe Parlamenti nuk arritën të demonstrojnë në praktikë përkushtimin e tyre ndaj agjendës së reformave në raport me Bashkimin Evropian.

Mungesa e angazhimit mes partive politike dhe dështimi për të ndërtuar konsensus për çështjet kyçe të interesit kombëtar vijuan dhe çuan në rënien e dy qeverive.

Ekzekutivi i BE-së përmend edhe Marrëveshjen për Kishën Ortodokse Serbe ka ndikuar në atmosferën politike dhe ka shkaktuar rritje tensionesh.

Megjithatë Podgorica zyrtare ka marrë një vlerësim të lartë sa i përket përafrimit të politikës së jashtme të vendit, sa i përket sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me Ukrainën.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *