• |
ide | kryesore

Raporti i KE-së: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Europian ka nxjerrë draft raportin për progresin në vendet e Ballkanit Perëndimor që pritet të miratohet më 12 Tetor.

Ajo që vihet re është pikërisht ndikimi në Ballkanin Perëndimor nga ndryshimet e rrethanave globale pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Sa i përket Kosovës, në draftin e raportit të progresit, vendi veçohet për disa përparime që ka bërë, por, në të shumtën e rasteve, progresi thuhet se ka qenë i kufizuar dhe se duhet të punohet më shumë.

Në aspektin politik, Kosova vlerësohet për përshtatjen me qëndrimet e BE-së ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Aty, po ashtu, theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli i BE-së të merret me urgjencë me këtë çështje.

Ndërkohë sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në draft-raport thuhet se ka pasur takime të rregullta në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve, ndërsa përmendet edhe takimi më 18 Gusht midis liderëve të të dyja shteteve.

Aty përmendet edhe pajtimi për udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve të energjisë dhe për udhëtimin vetëm me letërnjoftime midis Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, nga të dyja vendet kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes tyre.

Komisioni Europian në këtë draft raport merret në mënyrë të veçantë me situatën ekonomike, zbatimin e planit evropian për investime në Ballkanin Perëndimor, agjendën e gjelbër evropiane, planet për prokurim të përbashkët të energjisë dhe përshtatjen e vendeve të këtij rajoni me politikat e BE-së.



1 Comment

  1. Sali Berisha i sotëm po fillon t’i ngjajë gjithmonë e më shumë Lulzim Bashës për nga (pa)fuqia për të zgjuar indin e protestës tek shqiptarët. Njëlloj si paraardhësi i tij, Doktori po konsumon shumë retorikë dhe pak aksion konkret.

    Sali Berisha po merr pëditë e më tepër trajtat e një Lulzim Bashe të dytë, madje-madje ky i fundit shfaqej dikur jo më i dobët se Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *