• |
ide | kryesore

Rrahmani humb vitin: ekzaminimet evidentuan dëmtimin e tendinës në aduktor, kthehet në 2023

-Instant, F1, Sport
rrahmani



Napoli duhet të bëjë pa mbrojtësin Amir Rrahmani me shumë mundësi deri në rifillimin e kampionatit, pas Botërorit. Kosovari sipas të gjitha shanseve do të jetë gati në 4 janar në San Siro kundër Inter. Një dëmtim në tendinën e aduktorit të gjatë të kofshës së majtë për kosovarin. Kohët e rikuperimit shkojnë nga 30 në 50 ditë, sidoqoftë mjaftueshëm për të spostuar kthimin në vitin 2023.

Spalletti duhet të bëjë në ndeshjen kundër holandezëve pa kosovarin Amir Rrahmani. Qendërmbrojtësi, i dëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Cremonese, iu nënshtrua ekzaminimeve instrumentale që dhanë një përgjigje të qartë. Ish-mbrojtësi i Partizanit ka dëmtuar tendinën e aduktorit të gjatë të kofshës së majtë. Kundër holandezëve do të luajë një mes Ostigard dhe Juan Jesus.

Një dëmtim me peshë për të kaltrit dhe teknikun Spalletti që e ka ndërtuar repartin rreth kualitetetve të kosovarit. Por tani duhet të bëjë pa të në një pikë kruciale të sezonit, në Champions por edhe në kampionat. Aty ku Napoli duhet të mbrojë vendin e parë nën presionin e Atalantës, Lazios, Udinese e Milan. Të kaltrit, që udhëheqin Grupin a të Champions me pikë të plota, do të luajnë të mërkurën një ndeshje që mund ti hipotekojë kalimin në 1/8 e kompeticionit. Jo vetëm kaq, sepse kundër Ajax, Napoli ka mundësinë të hedhë një hap të sigurtë drejt vendit të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *